–
Mirjami është motra Musait.
Nëna e saj i thotë:
– Shko bijë gjer te pallati i Faraonit.
Shih mos merr vesh ndonjë gjë për një bebe mbi ujë.
Çfarëdo që të ketë ndodhur, lajmi aty shkon më parë!
Po kujdes, se mos dyshojnë në ty!
Motra e Musait shkoi deri në pallat pa rënë në sy.
Aty mësoi për beben e gjetur.
E pa nga larg, i dëgjoi zërin e të qarat e vazhdueshme prej urisë.
Ky ishte gëzimi më i madhi i motrës për vëllanë, kur e kuptoi se nuk ishte fundosur.
Ky ishte gëzimi më i madhi i motrës për vëllanë, kur e kuptoi se vëllai i saj kishte shpëtuar.
Ky ishte gëzimi më i madhi i motrës për vëllanë, kur e kuptoi se vëllai i saj ishte gjallë.
Mirjami shkon te Asija.
E sheh se ajo ishte e mërzitur dhe e pyeti:
– Pse je e mërzitur?
Ajo iu përgjigj:
– Musai nuk pranonte të pijë nga gjiri i asnjërës prej grave të pallatit.
Mirjami i thotë
– E njoh një grua, ndoshta Musai nuk do t’ia refuzonte gjirin e saj.
Vajza shkoi në shtëpi,
e lajmëroi nënën e saj.
Pas një kohe shkuan në pallatin e Faraonit.
Ajo u gëzua shumë që pa të birin dhe filloi ta ushqente dhe të kujdesej për të.
Askush nga familja e Faraonit nuk e dinte se ajo ishte nëna e vërtetë e Musait.
Mirjami, motra e Musaut a.s. nuk e la asnjë çast pa e përcjellë situatën e vëllait të saj deri sa e bashkoi me nënën.
Kjo është sakrifica e motrës për vëllanë.
–
Dr. Musli Vërbani