Gëzimi i Asijes për Musain a.s. – |
Ajo foshnje lundronte me një sënduk mbi një lum.
Ajo nuk dinte të drejtonte anije.
Ajo pa dëshirën e saj ishte vendosur në një sënduk.
Pastaj sënduku ishte hedhur në lum.
Sënduku lundronte mbi ujë, e po të përmbysej ai fëmijë nuk dinte të notonte.
As nuk dinte të drejtonte sëndukun mbi ujë.
Sënduku shkon në breg të kopshtit të Firaunit.
Ai fëmijë ishte Musai.
Foshnjën e mori në krahët e saj Asija.
Faraoni u çudit tek pa të shoqen me një foshnjë të vogël.
Asija e puthte gjithë dashuri.
Faraoni i habitur, iu afrua dhe e pyeti se ç’ishte ai fëmijë?
Asia i tha se e kishte gjetur brenda një sënduku në breg të lumit,
Faraoni tha:
– E në qoftë se është nga Izraelët? Ky fëmijë patjetër duhet të ishte i vdekur!
Duke shtrënguar foshnjën fort Asia thotë:
“Jo! Nuk duhet të jetë prej tyre! Mos e vrit!
Ndoshta bëhet një shkas lumturie edhe për mua, dhe për ty.
Le ta mbajmë, le ta rrisim ne këtë fëmijë.
Të lutem! Ndoshta bëhet i mbarë, bëhet bir për ne!”.
Burri i saj vendosi t’ia plotësonte Asijes këtë dëshirë.
E lejoi ta merrte beben e ta rriste në pallat.
Asija u gëzua aq shumë sa askush nuk e kishte parë këtë gëzim te Asija.
Asija u gëzua sikur asaj t’i ishte dhuruar pasuri e pa fund.
–
Dr. Musli Vërbani