–
Haxherja është nëna e Ismailit.
Haxherja ishte shembull i besimtares së vërtetë.
Shembull në mbështetjen në Zotin dhe simbol i dorëzimit të plotë në Zotin e Madhërishëm.
Shembull në tejkalimin e vështirësive dhe pengesave gjatë jetës.
Ibrahimi a.s. e dërgoi para një lugine të shkretë, pa njerëz, pa bimë, pa ujë dhe pa asgjë tjetër.
Haxhereja e pyeti Ibrahimin a.s.:
– A Allahu të ka urdhëruar kështu?
Ibrahimi i tha: – Po.
Haxherja i tha: – Atëherë Ai nuk na humbë neve! Nuk kemi për të vdekur atëherë.
Ibrahimi a.s. u largohet dhe i lë të vetmuar Haxherën me fëmijën e saj Ismailin.
Haxherja i jepte gji Ismailit dhe pinte nga uji që ia kishte lënë, por kur uji u harxhua dhe fëmija ndiente etje, puna ndryshoi. Haxherja filloi ta shikonte fëmijën me dhembshuri madje nga dhimbja e madhe për të nuk mund ta shikonte.
U nis në drejtim të kodrës Safa. Nuk gjeti asgjë.
U kthye dhe shkoi në drejtim të kodrës Merva. Prapë nuk gjeti asgjë.

Duke u kthyer në drejtim të foshnjës sheh diçka të habitshme.
Ismaili buzëqesh sepse meleku pranë tij e kishte afruar ujin.
Haxherja u gëzua pa masë, u afrua te uji. Uji gurgullonte me të madhe.
Haxherja dhe djali i saj Ismaili a.s. pinë nga uji i zemzemit dhe i shpëtuan vdekjes me anë të kësaj mrekullie hyjnore.
–
Dr. Musli Vërbani