–
Një besimtar e kishte emrin Ismail.
Përkujdesej për transmetimin e fjalëve të Muhamedit a.s.
I lind një djalë.
Djalin e emëron Muhamed.
Ismaili pas një kohe vdiq.
Përkujdesjen për Muhamedin e mori nëna e tij.
Djali humbi shikimin në moshë të re.
Ai kërkoi ndihmë nga shumë mjekë të njohur dhe të aftë të kohës së tij, por trajtimet e tyre nuk e shëruan atë.
Nëna e tij ishte adhuruese e devotshme dhe grua e drejtë.
Ajo i kërkoi ndihmë Allahut të Plotfuqishëm për fëmijën e saj dhe i kërkoi që t’ia kthente shikimin.
Më në fund, Allahu i Plotfuqishëm e pranoi lutjen e saj.
Nja natë në ëndërr ajo i bëri një vizitë Ibrahimit alejhis-selam dhe i thanë:
– Allahu ia ka kthyer shikimin djalit tënd për shkak të lutjeve të tua të forta dhe të bukura.
Në mëngjes kur Imam Buhariu u ngrit nga shtrati, në sytë e tij u shfaqën rreze drite.
Kur u bë dhjetë vjeç ai u interesua për shkencën e Hadithit. Imam Buhariu në moshën 16-vjeçare mëson përmendësh librat e Abdullah ibn el-Mubarakut, el-Vakit dhe të shokëve të tjerë të ditur të Imam Ebu Hanifes r.a.
–
Dr. Musli Vërbani
“365 tregime për fëmijën tuaj brenda 12 muajve të vitit”