DISA I KEMI DALLLUAR SHUMË ME GRADA TË LARTA

DISA I KEMI DALLLUAR SHUMË ME GRADA TË LARTA

Pyetje: I nderuari Imam, çfarë kuptimi ka ajeti: Ne i kemi ngritur disa në shkallë më të lartë se të tjerët, që të shfrytëzojnë njëri-tjetrin në shërbime. Çfarë ndërlidhje ka ky ajet me ajetin, i cili thotë: Mos të tallet një njeri (apo populll) në atë mënyrë, sepse ata janë më të mirët prej tyre? A ka ndonjë çështje, e cila i bashkon këto dy ajete? Shpresojmë se do t’na sqaroni. Ju falënderojmë.

Përgjigjje: Ti jeton në shoqëri. Nevoja jote për individët e shoqërisë është e njëjtë, sikur edhe nevoja e individëve të shoqërise për ty. Nëse dëshiron që shoqëria t’i kryejë obligimet dhe të plotësojë nevojat për ty, mos kërko të drejta prej shoqërisë, pa i kryer obligimet tua ndaj shoqërisë. Për këtë arsye pejgamberi s.a.v.s ka thënë: Shembull i besimtarëve në dhembshuri mes vete dhe mëshirësi e butësi mes vete,  si shembull i një trupi të vetëm. Mos konsidero veten si tërësi e pavarur prej shoqërisë. Islami kërkon nga ti që ta konsiderosh veten pjesë të tërësisë.

Përderisa pjesa është në tërësi atëherë pjesët kanë nevojë për njëra-tjetrën, për ta kompletuar tërësinë. Pejgamberi s.a.v.s ka dëshiruar që çështjen personale në shoqëri ta bëjë çështje të tërësishme dhe çështjen e personave të shoqërisë të pjesërishme. Parashtrohet pyetja: pse? Për të mos menduar askush se mund të jetë i vetmuar dhe i pavarur ndaj shoqërisë. Për këtë arsye ka thënë: Sikurse një trup, që kur të lëngojë një pjesë, të gjitha pjesët e atij trupit rënkojnë dhe ndiejnë dhimbje. Nëse ti e shikon shoqërinë, e sheh se shoqëria kërkon aktivitet jetësor, ndërsa aktiviteti i jetës nuk është vetëm i një natyreje. Shoqëria kërkon aktivitet të shumëllojshëm dhe që t’i mbulojë të gjitha nevojat. Shoqëria nuk dëshiron që të gjithë të jeni mjek, ose të gjithë ekonomist, ose të gjithë gjykatës, e as që të gjithë të jenë elektricistë, sepse shoqëria nuk duhet të jetë vetëm e një drejtimi, por e të gjitha drejtimeve. Zoti i Lartëmadhëruar dëshiron që të gjithë individët e shoqërisë të jenë një trup, ku secila pjesë e atij trupi ta kryejë detyrën e vet. Kështu, edhe jeta e çdo individi të ketë detyrë të posaçme. Ndonjëherë individi mund të zgjerohet dhe të ketë prirje për kryerjen e detyrave të shumta. Atëherë, ai mbulon një sektor prej sektorëve të shoqërisë. Shoqëria nuk zhvillohet nëse zhvillohet vetëm në një drejtim. Përderisa shoqëria nuk zhvillohet vetëm në një drejtim, atëherë edhe dhuntitë duhet të jenë të llojllojshme. Patjetër duhet të shpërndahen ndjenjat dhe prirjet, patjetër duhet të shpërndahen punët dhe vullnetet për punë. Mëshira e Zotit është se na ka dhënë dhunti të llojllojshme dhe vullnete të llojllojshëm të drejtimeve. Ky ka vullnet për këtë, tjetri për atë, ky dëshiron këtë, e tjetri atë etj. dhe kjo pa u planifikuar prej njeriut. Pra, është çështje instiktive te çdo njeri veç e veç.

Nuk ka qytet prej qyteteve që të tubohen të gjithë e të thonë: Ky qytet ka nevojë për kaq shitore, për kaq tregëtarë të mëndafshit, për kaq rrojtore, për kaq mjekë, për kaq avokatë. Këtë askush nuk e ka thënë dhe muk është bërë një planifikim i tillë. Mirëpo, ne shohim se dhuntitë vijnë vetvetiu. Secila dhunti për një çështje vjen pa planifikuar prej askujt, për të mbuluar nevojat jetësore, pa menduar askush. Po, nëse njeriu dëshiron të hyjë në ato çështje me mendjen e tij, do të ishte çrregulluar. Për këtë arsye duhet shikuar në profesionistin në shoqëri, e jo në profesione, sepse nuk ka punë më të mirë se puna e tjetrit, por puna profesionale më e mirë se puna e tjetrit të të njëjtit profesion. Pra, secila punë mbulon një hapësirë prej hapësirave të jetës, e cila kërkohet. Njeriu i sinqertë duhet ta marrë të drejtën, vlerën dhe nderimin e tij në ekzistencë, e jo atë të cilën ia zgjedh dhe ia imponon njeriu. Kjo është veprimtaria (profesioni) e lehtë, madhështore dhe fisnike, ndërsa veprimtaria (profesioni), të cilën ia zgjedh dhe ia imponon njeriu, është e poshtër dhe nënçmuese. Këto çështje nuk ekzistojnë në fe, por ekziston punëtor i këtij profesioni, apo punëtor i atij profesioni. Vlera e secilit prej tyre varet praj asaj si e kryen, me ndërgjegjje dhe përsosmëri, sepse punëtori profesionist kryen një pjesë prej pjesëve të jetës, e kjo është domosdoshmëri. Çdo njeri ka nevojë për tjetrin. Për këtë arsye, kur Kur’ani thotë: “Mos të tallet një njeri (apo një popull) në atë mënyrë se ndoshta ata janë më të mirë prej tyre.” (EL-HUXHURAT, 11). Nuk e thotë: Sepse kur një njeri nënçmon tjetrin, ai e ka nënçmuar veten dhe është nënçmuar prej vet atij; sepse ai sheh një pjesë prej pjesëve, e nuk i ka parë pjesët tjera. Kur’ani thotë: Mos e nënçmo atë, sepse për atë ndoshta ajo është dhunti e tij, apo ka profesion i cili është i nevojshëm dhe më i vlefshëm për ty. Nëse e sheh një njeri, i cili ka të njëjtin profesion si tëndin, por është më i dobët, ti kërkoje dhe hulumtoje çfarë profesioni të përkryer tjetër ka ai njeri për ta mbuluar mangësinë, të cilën e ka në atë profesion. Atëherë patjetër duhet të jetë një përsosmëri në një çështje për t’ia mbuluar mangësinë në tjetrën, e patjetër duhet që unë të kem mangësi në atë profesion, për ta kompenzuar atë përsosmëri, sepse askush nuk është djalë i Zotit, por për Allahun që të gjithë ne jemi të barabartë. Për këtë arsye gabojnë ata, të cilët i ndajnë njerëzit në kategori. Në Islam nuk ka kategori të njerëzve, por ka profesione dhe veprimtari të njerëzve; secili kryen një sektor të punës së tij. Islami e vlerëson punën e çdonjërit, i cili e kryen me nder, përgjegjësi dhe me përsosmëri. Për këtë arsye ne shohim se njeriu autoritativ, i ngritur dhe i pasur, kur hyn në shtëpi dhe ndien erë të keqe, pyet për arsyen e asaj ere të keqe, e i tregojnë se gypat e kanalizimit janë mbyllur,ose për ndonjë arsye tjetër, e ai thotë: Pse nuk e sillni mjeshtrin e gypave të kanalizimit? Ata përgjigjen: Nuk e dimë se ku është. Ai, me gjithë famën dhe autoritetin e tij, del për të kërkuar mjeshtër. Mirëpo, kur ta takojë dhe i thotë që t’ia rregullojë gypat e kanalizimit, mjeshtri ia kthen: Nuk kam kohë se jam i nxënë, sepse ai mundohet menjëherë ta mashtrojë me të holla. Pra, këtu njeriu me famë ka rënë në pikën ku nuk mund ta rregullojë, e shkon te ai i cili ia rregullon. Për këtë arsye Zoti i Lartëmadhëruar ka thënë: “Ne kemi ngritur disa në shkallë më të lartë se të tjerët, që të shfrytëzojnë njëri-tjetrin në shërbime.” Nuk duhet ta marrim sipërfaqësisht këtë çështje ashtu që ne të mos merremi me asgjë. Nuk duhet ta kuptojmë se çdo njeri është i ngritur ndaj tjetrit vetëm për shkak të pasurisë. Jo! Por, çdo individ në shoqëri është i përulur edhe i lartësuar. Individi në shoqëri është i përulur me atë aftësi dhe mjeshtëri, të cilën e disponon, por edhe secili prej nesh është i çmuar për diçka tërë jetën. I çmuari e konsideron jo të çmuar në profesionin dhe veprimtarinë e tij çdo individ, pra a nuk do të thotë kjo “që ta konsideroni njëri-tjetrin të nënçmuar?” Këtë nuk duhet ta marrim një kategori njerëzish ndaj një kategorie tjetër. P.sh. Dijetari ia ka kushtuar tërë jetën diturisë, ai njëzet vjet ka shfletuar libra për të nxjerrë në dritë një ligj prej ligjeve të Allahut. E pasi të arrijë nivelin e duhur të diturisë, derisa ai është në rrugë, i vjen një kalimtar dhe e pyet për ndonjë çështje e ai i përgjigjet. Pyetësi mendon se ai është përgjigjur kalimthi. Aty për aty i ka ardhur aftësia për të dhënë përgjigjje, mirëpo po ta dinte se ai dijetari njëzet vjet ka lodhur veten e tij, që të tubojë material për t’i dhënë përgjigje asaj çështjeje, ai në çastin e pas njëzet viteve do ta kishte konsideruar veten të nënçmuar para atij, i cili posedon vetëm një profesion, ndërsa njerëzit tjerë posedojnë profesione tjera. Kështu, në profesionin që e ka, të cilin e zotëron mirë dhe ka përvojë, ai është i ngritur dhe i çmuar me të. Ai është nënçmues në shërbim të tjerëve, të cilët nuk e kanë këtë dhunti. Po ashtu, edhe të tjerët kanë dhunti tjera, të cilat janë të dobishme, kështu që dhuntitë kompletojnë tërësinë e jetës, me fjalë të tjera, kompletojnë njëra-tjetrën. Pra, ky është mbizotërues në këtë, tjetri mbizotërues në atë. Për këtë arsye edhe Kur’ani e ka theksuar preciz: “Ne kemi caktuar ndër ta gjendjen dhe mënyrën e jetës në këtë botë; Ne kemi ngritur disa në shkallë më të lartë se të tjerët, që të shfrytëzojnë njëri-tjetrin në shërbime”.(ZUHRUF-32)

Çka do të thotë: dhe ne kemi ngritur? Disa dinë çka nuk dinë të tjerët, e këta nuk dinë çka dinë ata?  Pra, çdo njeri është i ngritur për diçka dhe jo i ngritur për diçka. Po të ndodhë që në një sektor të shoqërisë të përmbushet numri i profesionistëve, e pastaj të vijë edhe një tjetër, atëherë bëhet një analizë për secilin profesionist veç e veç dhe çdonjërit i jepet shkalla e aftësisë. Atëherë shuma e të gjithëve është e barabartë me aftësinë e çdo njeriu, mirëpo dallimi dhe ndryshimi qëndron në përsosmërinë e atij profesioni. Kështu, shoqëria harmonizohet e nuk çrregullohet; kështu bëhet bashkëpunimi dhe këmbimi i përvojave të kundërta. Po të kishim qenë të gjithë njerëz të një profesioni, atëherë ata do ta largonin dhe dëbonin njëri-tjetrin. Mirëpo, ja, unë kam nevojë për ty, ti ke nevojë për mua, që të dy ne kemi nevojë për të tjerët. Pra, është bërë ndërlidhmëria e nevojave ose e ambicieve, ose pasurive, të cilat ekzistojnë te njerëzit dhe të cilat janë të ndërlidhura me njëra-tjetrën, sepse pamundësinë dhe paaftësinë e këtij e kompleton mundësia dhe aftësia e tjetrit. Pra, duhet që të ekzistojë rotacioni i edukimit, sepse njeriu është njësi e rotacionit në shoqëri. Kjo njësi (ky individ) patjetër duhet ta ketë veçorinë e tij. Mirëpo, dëshira duhet të jetë prej meje. Dëshira duhet të përputhet me arritje të përsosmërisë së asaj dhuntie në punë. Mirëpo, kur puna nuk arrin në përkryerjen e asaj dhuntie, atëherë unë nuk e dëshiroj. Për këtë arsye, kur puna e kryer harmonizohet me dhuntinë, atëherë vjen dëshira për atë punë. Pra, peshorja kryesore, me të cilën duhet të dallohemi dhe të matemi, është “Nuk ka dyshim se më i fisnikëruar dhe më i nderuar prej jush te Allahu është më i devotshmi”. E pas kësaj, Allahu na kalon neve në çështjen prej vëllazërisë së besimit në vëllazërinë njerëzore. E kjo, po ashtu, duhet të jetë veçori kryesore në edukim dhe arsimim.

Muhamed Muteveli Esh-Shaëravi

Përktheu: Dr. Musli Vërbani

Shkëputur nga “Fetva”

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s