URTËSIA E BOTËS TJETËR

URTËSIA E BOTËS TJETËR

Pyetje: Dita e botës tjetër është ditë e llogaritjes për ditën e kësaj bote. “Dhe, kush ka bërë ndonjë të keqe, qoftë sa një thërmijë, do ta shohë atë.” (SURETU-ZELZELE, 8)

Këtë po e dimë, mirëpo a ka urtësi tjetër, të cilën ne nuk e dimë për çështjen esenciale të botës tjetër? Shpresojmë se Imami me famë do të na përgjigjjet për këtë. Zoti e shpërbleftë me të gjitha të mirat!

Përgjigjja: Çështja e botës tjetër dhe e ditës së gjykimit është çështje e Imanit dhe besimit se ti do ta takosh Allahun dhe do të të marrë në pyetje. Besimtarit kur t’i vijë vdekja, shpirti i tij është i qetë dhe i bindur. Parashtrohet pyetja: Pse? Për arsye se ai e di se do ta takojë Allahun dhe do të japë përgjigjje para Tij. Ndërsa, pabesimtari, kur të jetë para vdekjes, i tronditet shpirti, zemra e tij i mbushet me frikë dhe trishtim. Parashtrohet pyetja: Pse? Sepse ai në brendi, në vetvete, e di se do ta takojë Allahun, mirëpo dëshiron ta fshehë realitetin, të cilin do t’ia zbulojë vdekja. Po mos të kishte qenë Allahu i Lartëmadhëruar sundimtar i ditës së gjykimit, atëherë njeriu i drejtë nuk do të kishte mundur as të lëvizë në këtë jetë. Pse? Sepse, nëse aktiviteti yt iu kishte përmbajtur programit, do t’i kishte sjellë dobi tjetrit, i cili nuk i përmbahet atij programi, e ti nuk do të kishe pasur dobi në botën tjetër. Pra, ti ke gabuar, sepse tjetri e ka kundërshtuar Allahun dhe ia ka kthyer shpinën Allahut. Po mos të kishte qenë Allahu i Lartëmadhëruar sundimtar i ditës së gjykimit, atëherë kjo botë do të kishte qenë botë ku të fuqishmit do t’i shkelnin të dobëtit dhe të padrejtit do të mbizotëronin ndaj të drejtëve. Mirëpo, Zoti i Lartëmadhëruar të qetëson, kur thotë: “Unë jam sundimtar absolut i ditës së gjykimit. Qetësohu, e mos u brengos”. Kjo është arsyeja dhe urtësia pse është dita e botës tjetër, e cila është çështje esenciale e drejtësisë së kësaj bote. Ajo është dita e të sqaruarit të të drejtës ndaj të padrejtës, në mes të besimtarit dhe pabesimtarit, në mes të mirit dhe të keqit, në mes të fjalës së drejtë e të vërtetë dhe fjalës së padrejtë e gënjeshtrës, dita, në të cilën Allahu askujt nuk i bën padrejtësi. Lusim Allahun që atë ditë ta bëjë të dobishme dhe të bekuar për ne, ditë të mirë të përfundimit të punëve tona dhe ditë të mirë të takimit tonë me Të. Amin.

Muhamed Muteveli Esh-Shaëravi

Përktheu: Dr. Musli Vërbani

Shkëputur nga “Fetva”

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s