ALLAHU DËSHIRON T’JU LEHTËSOJË JUVE E NUK DËSHIRON T’JU VËSHTIRSOJË

ALLAHU DËSHIRON T’JU LEHTËSOJË JUVE E NUK DËSHIRON T’JU VËSHTIRSOJË

Pyetje: Çka nënkuptohet prej ajetit fisnik: Allahu dëshiron për ju lehtësim, e nuk dëshiron për ju vështirësim?

Përgjigjja: Disa njerëz ndiejnë vështirësi gjatë adhurimit. Ne atyre u themi: Vështirësia te ai i cili adhuron dikë është para vështirësisë së adhurimit. Shiko çka ka dashur të na thotë Zoti i Lartmadhëruar: “Allahu dëshiron për ju lehtësim, e nuk dëshiron për ju vështirësim”.

Vazhdimësi dhe sqarim se Allahu i Lartmadhëruar e ka liruar të sëmurin dhe udhëtarin prej agjërimit. Vërtet, Allahu dëshiron për ju lehtësim. Me këtë ka dashur të na tregojë se nëse e kundërshton, ti ke dashur që Allahu të të vështirësojë, e jo të të lehtësojë. Ti patjetër duhet t’i përmbahesh ajetit: “Agjëro po aq ditë në ardhmëri (në kohë tjetër)”. E, ti duhet t’i përmbahesh lehtësimit (mosagjërimit). Parashtrohet pyetja: pse? Sepse nëse ti i përmbahesh dispozitës së agjërimit në atë gjendje (udhëtim e sëmundje), ti ke vendosur për vet dispozitën e vështirësimit ndaj vetes.

Muhamed Muteveli Esh-Shaëravi

Përktheu: Dr. Musli Vërbani

Shkëputur nga “Fetva”

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s