MUSLIMANI EMIGRANT (REFUGJAT)
–
Cilat janë obligimet e muslimanit emigrant në vend joislam, i cili ballafaqohet me kushte dhe rrethana të reja, dhe si duhet t’i tejkalojë vështirësitë, të cilat e rrethojnë për të u mos infektuar me sëmundjet e terenit të ri?
Përgjigjja: Ndonjëherë kushtet e jetës e detyrojnë njeriun që të kalojë në një vend tjetër, e pas një kohe të vijë aty në aso pozite ku njeriu nuk mund të shpëtojë veten kurrsesi nga dukuritë negative të atij vendi të ri, edhe nëse e harxhon tërë potencialin dhe tërë energjinë e tij.
P.sh. Prej tyre fëmijët e tij e mësojnë gjuhën e huaj dhe e harrojnë gjuhën e tyre arabe, pastaj harresa e fesë së tyre dhe mosnjohja e vlerave të islamit, e po ashtu edhe problemi kur të rriten vajzat. Ne mendojmë se nuk ekziston asnjë domosdoshmëri në jetë, e cila e shtyn njeriun të shkojë në një vend të pasigurt për fenë e tij dhe fenë e fëmijëve të tij, posaçërisht, shkuarja në një ambient, i cili ua sjell në pikëpyetje fenë e tyre dhe ku ai është i vetmi shpëtimtar i tyre në ato vende, në ato kushte dhe në ato rrethana.
–
Muhamed Muteveli Esh-Shaëravi Përktheu: Dr. Musli Vërbani Shkëputur nga “Fetva”