SEXHDEJA DIKUJT TJETËR  POS ALLAHUT

SEXHDEJA DIKUJT TJETËR  POS ALLAHUT

Zoti i Lartmadhëruar thotë: Dhe kur Ne u kemi thënë (i kemi urdhëruar) melaqeve të bien në sexhde Ademit, ata i ranë në sexhde, përpos Iblisit (i cili) refuzoi;  refuzoi dhe ishte prej mohuesve.

Pse t’i bëhet sexhde dikujt tjetër pos Allahut? Pse Iblisi të jetë pabesimtar? Pse nuk i ka rënë në sexhde Ademit, kur dihet se Ademi është krijesë e Allahut?

Përgjigjja: Shejhi Shaëraviju përgjigjet:

Për arsye se urdhri për sexhde Ademit ka ardhur prej Allahut të Lartmadhëruar në mënyrë të drejtpërdrejtë te melaqet, e urdhri i Allahut është çështje obligative. Ai patjetër duhet të ekzekutohet, pa pyetur e pa diskutuar fare dhe pa analizuar. Urdhri ka qenë për melaqet, edhe për Iblisin për t’i rënë në sexhde Ademit, sepse ky urdhër ka qenë prej Allahut, i cili në të njëjtën kohë është Krijues edhe i melaqeve, por edhe i Ademit.

Urdhri prej Krijuesit është urdhër, i cili duhet të zbatohet dhe të realizohet. Iblisi ka mohuar, sepse ka kundërshtuar urdhrin e Krijuesit të tij, ka insistuar e ka këmbëngulur në mëkatin dhe kryeneçësinë e tij.

Muhamed Muteveli Esh-Shaëravi

Përktheu: Dr. Musli Vërbani

Shkëputur nga “Fetva”

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s