Si e ka udhëhequr Islami dhe si e ka larguar të keqen?

Si e ka udhëhequr Islami dhe si e ka larguar të keqen?

Përgjigjja: Nëse e shikojmë historinë Islame, do të shohim se Islami është zhvilluar në dy çështje:

E para: Të nxiturit e besimtarëve në përhapjen e kësaj feje, e cila i udhëzon njerëzit, e në këtë kanë pasur vullnet dhe kjo ka qenë forca e tyre.

E dyta: Kërkesa e qytetarëve apo e banorëve të sunduar prej kriminelëve, të cilët kanë kërkuar sundimtarë të drejtë t’u ndihmojnë. Kështu, ne shohim se të gjitha çlirimet e vendeve islame janë bërë në bazë të thirrjes së atyre vendeve të çliruara, ashtu që banorët e atyre vendeve kanë kërkuar që muslimanët të shkojnë te ata që t’i nxjerrin nga e keqja dhe torturimi që u bëhej atyre.

Për këtë arsye ne shohim shumicën e popujve, të cilët e kanë pranuar islamin, nuk e kanë pranuar për shkak të dhunës, me forcë ose me lufte, dhe si rezultat i kësaj del se në shumicën e vendeve, të cilat i kanë çliruar muslimanët, ka pasur edhe pjesëtarë të feve tjera.

Zoti i Lartmadhëruar thotë: Dhe thuaj: E vërteta është nga Zoti i juaj, e kush do, le të besojë, e kush do, le të mohojë. Ne kemi përgatitur zjarr për mohuesit keqbërës, që do t’i përfshijë nga të gjithë anët. Nëse do të kërkojnë ndihmë, do t’u jepet një ujë si xehja e shkrirë që do t’ua përcëlloj fytyrat. Sa pije e tmerrshme është ajo, sa strehim i keq është ai (zjarri)!

Muhamed Muteveli Esh-Shaëravi

Përktheu: Dr. Musli Vërbani

Shkëputur nga “Fetva”

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s