Si do të kishte qenë jeta nëse e keqja dhe e padrejta mbizotërojnë dhe udhëheqin?
–
Përgjigjja: Nuk ka dyshim se jeta do të ishte e keqe, nëse atë e udhëheq e keqja. Sundimi i ligjit dhe i drejtësisë është sundim i programit të Allahut.
Ne e mësojmë dhe e kuptojmë të drejtën nga e padrejta, atëherë kur bëhet krahasimi në mes tyre, e Allahu na ka mësuar që këtë ta bëjmë me gjuhën e dialogut.
Allahu na ka mësuar se e vërteta arrihet me fuqinë e së drejtës dhe të argumenteve. Askush nuk i bën padrejtësi askujt me logjikën e drejtësisë dhe të vërtetës.
–
Muhamed Muteveli Esh-Shaëravi Përktheu: Dr. Musli Vërbani Shkëputur nga “Fetva”