ISLAMI EMËR, CILËSI DHE SIMBOL

ISLAMI EMËR, CILËSI DHE SIMBOL

Pyetje: Cili është dallimi i fjalës Islam si emër, cilësi dhe simbol dhe a është e vërtetë se secila ka kuptim në vete?

Përgjigjja: Nëse shohim fjalën Islam, vërejmë se është përdorur në kuptim të emrit, cilësisë dhe simbolit. Sendi kur të jetë cilësi, e ka kuptimin e cilësimit. Mirëpo sendi, kur të jetë i emëruar, atëherë merr kuptim edhe më të gjerë. P.sh. nëse ndonjëri prej nesh thotë: “A e ke parë hënën?”, dëgjuesit menjëherë i shkon mendja te planeti hënë, i cili shndrit dhe ndriçon tokën gjatë natës, pasi ta marrë dritën prej diellit.

Mirëpo, nëse ndonjëri nga ne e quan vajzën e vet “hëna” a do të thotë se cilësitë e hënës gjenden të kjo vajzë?! Jo, sepse ajo mund të mos jetë e bukur, por prapëseprapë babai i saj e quan “hënë”; saktësisht, sikurse një njeri që është fatkeq dhe i keq, përkundër asaj se prindi i tij e ka emëruar me emrin e mirë fatlum.

Mirëpo, fjala “ISLAM” është emër, cilësi dhe simbol në të njëjtën peshë. Po pse? Sepse njeriu nuk mund të jetë i sigurt apo i qetë prej atij, i cili është më i fuqishëm se ai, as prej atij, i cili është i barabartë. Ku është dallimi në mes të cilësisë dhe gjendjes (ndajfoljes së gjendjes). Cilësia është e pandryshueshme, ndërsa gjendja e ndryshueshme. Fjalia pas trajtës së shquar është ndajfolje e gjendjes, ndërsa pas trajtës së pashquar është cilësi.

P.sh. ka dallim të madh në mes të thënies “është bërë i tij, i djegur plotësisht”. Fjalia e parë “i djegur plotësisht” është fjali emërore, në rasën emërore dhe gjendja e automjetit është ndryshuar. Ndërsa, fjalia e dytë: “është i djegur” është fjali emërore në rasën emërore, cilësi, e cilësia është e pandryshuar, ndërsa ndajfolja e gjendjes, e ndryshuar.

Muhamed Muteveli Esh-Shaëravi

Përktheu: Dr. Musli Vërbani

Shkëputur nga “Fetva”

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s