Nëse e parashtrojmë pyetjen: Pse këshilla është aq e rëndë?

Nëse e parashtrojmë pyetjen: Pse këshilla është aq e rëndë?

Përgjigjja: Sepse këshilla e nxjerr të këshilluarin prej asaj që ai e ka dashur shumë më herët. Pra, kjo është se këshilla është e rëndë.

I këshilluari dëshiron që t’ia zbukurosh çështjet, që ia ka ënda dhe që ia do epshi, e i këshilluari nuk dëshiron të mendojë për përmirësimin e gjendjes së tij. Për këtë arsye e shohim ilustrimin madhështor, të cilin e përdor Kur’ani, kur i dërguari, i edukuar me edukatën e Zotit të tij, u thotë kundërshtarëve të tij: “Thuaj: Ju nuk do të pyeteni për krimet e tona, e ne nuk do të pyetemi për punët tuaja”.

Muhamedi s.a.v.s. u thotë kundërshtarëve të tij se çdo njeri përgjigjet për veprën e tij. E, ju besimtarë, pra e ka quajtur krimin për veten e tij dhe për besimtarët, sepse kundërshtarët në fillim imanin e kanë quajtur krim.

Mirëpo, i dërguari i Allahut s.a.v.s sjelljen e kundërshtarëve nuk e ka quajtur ashtu, por me fjalë të Allahut u ka thënë: Ne nuk përgjigjemi për veprat tuaja.

Nëse bëjmë një analizë, i dërguari i Allahut s.a.v.s. ka qenë dashur të thotë: Dhe ne nuk pyetemi për krimet tuaja, mirëpo e ka thënë të kundërtën “çka punoni”. Pra, Allahu ia ka mësuar të dërguarit të tij metodën e dialogut dhe të diskutimit.

Kjo është edukata e dialogut, kjo është pasqyra e diskutimit, por duhet të dimë se epshin njerëzor duhet ta ngrisim lart dhe të diskutojmë më logjikën e së vërtetës qiellore në qiell.

Kështu duhet të jetë i përgatitur thirrësi islam?

Kështu duhet t’i presim të gjithë kundërshtarët e islamit; duhet patjetër që kundërshtarët e kësaj feje të shijojnë dhe të jetojnë në mëshirën e kësaj feje.

Muhamed Muteveli Esh-Shaëravi

Përktheu: Dr. Musli Vërbani

Shkëputur nga “Fetva”

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s