Pyetje: Cila është logjika e thirrjes në Islam? Çfarë dialogu parasheh Islami? Cila është zemërgjerësia fetare dhe mostoleranca fetare? Dhe, ç’është ajo e cila bën që të gjithë të jetojnë nën një hije, pra edhe fetë tjera?
Përgjigjja: Shejh Muhamed Muteveli Shaëraviju thotë: Islami ka metodologji të mirë edukative dhe madhështore. Logjika e besimit është mëshira, fortësia e tij, është Imani, i cili manifestohet në atë se drejtësia është parim dhe nuk ka mbizotërim të njeriut ndaj njeriut. Mirëpo, thirrja në besim duhet të bëhet me edukatën e të dërguarit të Allahut s.a.v.s., varësisht nga aftësia e të kuptuarit dhe e rrethanave, në të cilat gjendet ai, i cili thërret në besim.
Thirrësi Islam nuk duhet që, në vend se t’i thërrasë njerëzit, t’i largojë, ashtu siç e kanë bërë zakon me metodologji të urrejtjes ndaj të tjerëve, sepse njeriu thirret në udhëzim.
Dihet se thirrja me gjuhën e urrejtjes u shkakton njerëzve dy vështirësi. Vështërsia e parë: Largimi i njerëzve edhe më shumë dhe dëbimi sa më larg në atë çka e kanë bërë traditë. Vështirësia e dytë: Mbylljen e rrugës, e cila i shpie ata në diçka të re, në edukatë të keqe dhe moskëshillimi me urtësi, të cilët ndoshta në ndonjë moment ishin drejtuar në rrugë të vërtetë. Për këtë arsye një beduin, në të kaluarën, ka thënë: Këshilla është aq e rëndë, sa që nuk mund ta bartë as mali (kodra). Mos ia dërgo kodrën ta bartë, sepse e vështirëson polemikën edhe më shumë, por merre këshillën me sqarim të lehtë.
–
Muhamed Muteveli Esh-Shaëravi Përktheu: Dr. Musli Vërbani Shkëputur nga “Fetva”