KUR’ANI BAR DHE SHËRIM I SHOQËRIVE

KUR’ANI BAR DHE SHËRIM I SHOQËRIVE

Pyetje: Zoti i Lartmadhëruar thotë: Dhe shëron zemrat e popullit besimtar. Po ashtu, Zoti i Lartmadhëruar thotë: Dhe Ne zbresim nga Kur’ani atë çka është bërë shërim dhe mëshirë për besimtarët.

E pyesim Imamin e nderuar: Si i ka mënjanuar dhe si i ka shëruar Kur’ani sëmundjet njerëzore, si dhe shkatërrimin e shoqërive nëpërmjet të programit të tij të drejtë, të fortë dhe stabil?

Përgjigjja: Imami i nderuar thotë: ti në shumicën e rasteve e kundërshton programin e Allahut, sepse ai të përkufizon lirinë e aktivitetit në jetë, për të cilin ti mendon me mendjen tënde, se po të kishe vepruar sipas epshit tënd, do të zbaviteshe dhe tërë bota do të shkatërrohej. Programi Islam është i shpallur prej Zotit të Lartmadhëruar. Ai është Allahu, i cili e ruan Kur’anin, mrekullinë e njerëzimit. E, programi i tij është mrekulli e njerëzimit, sepse njeriu nuk ka dorë e kompetencë mbi të. Ai është fjalë e Allahut, e mbrojtur dhe e siguruar prej Allahut deri në ditën e Kiametit. Mrekullia në të qëndron se i jep njohuri çdo gjenerate edhe çdo gjeneratë ndryshon prej gjeneratës së mëparshme. Mrekullia në të qëndron se është i përshtatshëm dhe harmonik për çdo kohë, për çdo vend. Mrekullia në të qëndron edhe në atë se shëron sëmundjet e shoqërive kudo qofshin, sepse është fjala e Allahut, e cila në vete përmban barin (ilaçin) për çdo sëmundje. E, kjo do të thotë se vetëm të folurit e kësaj fjale (të Allahut) na sqaron se është mrekulli madhështore e Kur’anit fisnik.

Shpalljet kanë zbritur për të shëruar sëmundjet e shoqërisë dhe çdo shpallje, e cila ka zbritur te një popull, ka zbritur për t’i shëruar sëmundjet apo për t’i mënjanuar degjenerimet, të cilat ndodhin në atë shoqëri.

Muhamed Muteveli Esh-Shaëravi

Përktheu: Dr. Musli Vërbani

Shkëputur nga “Fetva”

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s