HARRESA, SËMUNDJE E NJERIUT
–
Pyetje: Në faza të ndryshme të jetës një prej fatkeqësive të njeriut është harresa. Pse është harresa fatkeqësi e krijesave dhe sëmundje, e cila përcillet gjeneratë pas gjenerate, dhe a përgjigjet njeriu për shkak të harresës së tij?
Përgjigjja: Harresa është sëmundje e pashërueshme (e pashmangshme) e njeriut dhe ndryshimi i programit ekziston prej kohërave të lashta, sepse njeriu largohet prej shumë çështjeve të programit të Allahut për shkak të harresës. Nëse fëmija yt është i sëmurë, ti mundohesh sa më shpejt ta dërgosh të mjeku për shërim. Nëse e sheh se mjeku i parë nuk mund ta shërojë, hulumton tjetrin. Kështu, ti vrapon prej mjekut në mjek që ta shërosh fëmijën tënd sa më shpejt. Mirëpo, nëse fëmija yt e lë namazin, ti nuk përkujdesesh fare (ta shërosh), sepse ti interesohesh për së tepërmi që fëmijës t’i sigurosh ardhmëri vetëm të kësaj bote, e nuk interesohesh t’i sigurosh ardhmëri në botën tjetër. Nga kjo themi se ti plotësisht ke harruar programin e Allahut.
–
Muhamed Muteveli Esh-Shaëravi Përktheu: Dr. Musli Vërbani Shkëputur nga “Fetva”