FUQIA E TË DOBËTVE NË DASHURI

FUQIA E TË DOBËTVE NË DASHURI

Pyetje: Ku është fuqia e dashurisë së të dobëtve? Cili është rezultati i kësaj dashurie në fitoren e Islamit dhe ngritjen e flamurit të Tij?

Përgjigjja: Ne e dimë se çfarë vështirësish ka përjetuar i dërguari i Allahut s.a.v.s. në fillim të jetës së tij, i cili nuk ka pasur mundësi të mbrojë shokët e tij. Ndoshta ky ka qenë simboli se Allahu ka dëshiruar që atij t’i bashkëngjiten vetëm ata që kanë fuqinë e dashurisë. Këtë fuqi të dashurisë, të cilën e kanë poseduar të dobëtit, ka qenë fuqi e pathyeshme para Kurejshitëve, të cilët nuk kanë pasur mundësi ta ngrejnë kryet lart. Kjo është fuqia e dashurisë së të dobëtve, e cila fuqi nuk mposhtet kurrë, edhe pse Kurejshitët e kanë pasur në dorë tregtinë dhe ekonominë, udhëtimin e tyre dimër e verë.

Allahu i Lartmadhëruar ka dëshiruar që të dërguarin e tij ta ushtrojë dhe ta sprovojë. Për këtë arsye, në fillim të shpalljes, nuk ka fituar kundër kurejshitëve, sepse po të kishte fituar që në fillim, njerëzit do të thoshin: Kurejshitët janë fisi i tij, ata gjithmonë kanë qenë në pushtet dhe e kanë bërë një lidership të tyrin, që ta udhëheqë botën. Po të kishte ndodhur kjo, atëherë islami, i cili ka arritur tek ne, do të kishte qenë një fe e njoftësive dhe do të ishte përhapur me njoftësi të fisit të Muhamedit s.a.v.s. Mirëpo, Allahu ka dashur që kurejshitët të jenë kundër Muhamedit s.a.v.s dhe, që nga lindja, Muhamedi s.a.v.s të jetë i dobët, i dobët në mesin e qendrës së zhvillimit ekonomik, por i fuqishëm në Iman dhe bindje për të arritur qëllimin.

Kështu, ëmbëlsira e Imanit, e cila ka ardhur prej Muhamedit s.a.v.s, është bërë njoftësia dhe familja e Muhamedit s.a.v.s.

Po të kishte dashur Allahu që Muhamedi s.a.v.s ta kishte forcën e mbizotërimit dhe të sundimit, nuk do të kishte pasur forcë që ta pengonte, mirëpo Allahu ka dashur që robi i Tij t’i nënshtrohet me vullnet dhe dëshirë, edhe atëherë kur ka pasur mundësi të refuzojë.

Allahu dëshiron imanin e paimponuar e të vullnetshëm dhe që robi i Tij ta pranojë me zemër, t’i përulet dhe t’i nënshtrohet Allahut, t’i përmbahet planprogramit të Tij, edhe atëherë kur ka mundësi të mos besojë.

Muhamed Muteveli Esh-Shaëravi

Përktheu: Dr. Musli Vërbani

Shkëputur nga “Fetva”

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s