Pse Israja është treguar me tekst të qartë, ndërsa Miraxhi me argument jo të drejtpërdrejtë?

Pse Israja është treguar me tekst të qartë, ndërsa Miraxhi me argument jo të drejtpërdrejtë?

Përgjigjja: Shejh Shaëraviju përgjigjet: Kur Kur’ani e ka treguar ngjarjen e Miraxhit, e ka treguar qartë, mirëpo Miraxhin nuk e ka treguar ashtu, sepse nuk ka thënë: Lavdërimi i qoftë Allahut, i cili e ka ngritur atë prej mesxhidi Aksas e deri në Siretul Munteha, mirëpo, na ka treguar gjëra për ngritjen, e nuk ka treguar në suretul Isra me argument të qartë për Sidretul Munteha.

Pastaj, Shejh Shaëraviju vazhdon e thotë: Kjo është mëshirë e Allahut për krijesat e tij. Për çështjet praktike, të cilat ka mundur t’u tregojë i dërguari i Allahut s.a.v.s. banorëve të tokës, i ka treguar me argument të qartë, që të mos ketë vështirësi gjatë transmetimit. Mirëpo, në çështjet që mendja kërkon analizë më të thellë, e ka lënë në bazë të Imanit tënd të fortë, apo varësisht prej parapërgatitjes tënde, prej rezultateve tjera.

Të gjitha mrekullitë, me të cilat i ka stolisur Allahu pejgamberët tjerë, të gjitha kanë qenë jashtë ligjeve të zakonshme; e pse mos të ketë mrekulli të tillë edhe i dërguari i Allahut s.a.v.s. Pasi që Allahu është Ai, i Cili vendos dhe i ndryshon ato ligje, atëherë ai që beson ngjarjen e të dërguarit të Allahut s.a.v.s se për një kohë të shkurtër të natës është bartur prej Mekes në Mesxhidi Aksa, e që është mrekulli praktike, duhet të besojë për Miraxhin, i cili nuk është mrekulli praktike, sepse ai, i cili të beson ty pasi që të njeh se je besnik, të beson edhe për gjërat tjera që ai nuk i di.

Muhamed Muteveli Esh-Shaëravi

Përktheu: Dr. Musli Vërbani

Shkëputur nga “Fetva”

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s