NDËRPRERJA E LIDHJEVE FAREFISNORE
–
Kam farefis, i cili nuk i përmbahet besatimeve e premtimeve. Ata nuk i lidhin marrëdhëniet farefisnore, janë kriminelë dhe i ndërprejnë me mua të gjitha lidhjet; u bëj mirë, e ata ma kthejnë me të keq. A duhet t’i përforcoj lidhjet?
Përgjigjja: Një njeri e ka pyetur të Dërguarin e Allahut s.a.v.s., u bëj mirë ma kthejnë me të keq, sillem me butësi, e ata më injorojnë. E Muhamedi s.a.v.s. i ka thënë: Nëse është e vërtetë ajo që thua, ti je duke u hedhur zjarr të nxehtë dhe derisa të vazhdosh ashtu, Allahu do të të ndihmojë. I dërguari i Allahut s.a.v.s ka thënë: Jo, nëse të gjithë janë ashtu, por shiko më të vlefshmit dhe me ta përforcoji marrëdhëniet, sepse derisa të jesh në atë pozitë, Allahu do të jetë me ty dhe do të të ndihmojë.
–
Muhamed Muteveli Esh-Shaëravi Përktheu: Dr. Musli Vërbani Shkëputur nga “Fetva”