Isra – ajeti i madh

Pyetje: Zoti i Lartmadhëruar ka thënë: “Pa të meta është Lartëmadhëria e Atij që robin e Vet e kaloi në një pjesë të natës prej Mesxhidi Haramit (prej Qabes) gjer në Mesxhidi Aksa (Bejti Mukaddes), rrethinën e të cilës Ne e kemi bekuar, (ia bëmë këtë udhëtim) për t’ia treguar atij disa nga argumentet Tona. Vërtet, Ai është dëgjuesi (i fjalëve të Muhamedit), pamësi (i punëve të Muhammedit). (Isra, 1).

Pse në fund të ajetit nuk është “Allahu ka mundësi për çdo send”

Përgjigjja: Këtu shkaku është i qartë pse është bërë “ISRAJA” e të dërguarit të Allahut s.a.v.s për shkak se pabesimtarët e kanë ofenduar të dërguarin e Allahut s.a.v.s. E ato ofendime i ka dëgjuar. Po ashtu, ka parë çka i ka ndodhur Muhamedit s.a.v.s.: lodhja, mundimet, se si e kanë nënçmuar. Të gjitha këto Allahu edhe i ka parë, edhe i ka dëgjuar. E, kur Allahu i ka parë e i ka dëgjuar, atëherë ka dashur që Muhamedi s.a.v.s. t’ia mundësojë që të shohë ajetet e mëdha dhe ia ka mundësuar ISRANË.

Muhamed Muteveli Esh-Shaëravi

Përktheu: Dr. Musli Vërbani

Shkëputur nga “Fetva”

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s