Cili është argumenti se Israja ka qenë edhe me trup edhe me shpirt?

Pyetje: Cili është argumenti se Israja ka qenë edhe me trup edhe me shpirt?

Përgjigjja: Argument është fjala e Zotit të Lartmadhëruar. I lavdëruar është Ai, i cili e ka bartur robin e tij për një kohë shumë të shkurtë të natës. Pse fjalët “robin e tij” nënkuptojnë njeriun edhe me trup edhe me shpirt, pra që të dyja në të njëjtën kohë. Dhe tjetra është se, po të kishte qenë Israja dhe Miraxhi vetëm me shpirt apo të kishte qenë vetëm ëndërr, nuk do kishte pasur nevojë ta kontestojë askush se a është e vërtetë apo dispozitë. Dhe pabesimtarët Kurejsh nuk kanë pasur nevojë të marrin qëndrim negativ e të pyesin: “Ti po thua se ke kaluar distancë për një kohë shumë të shkurtër të natës, ndërsa ne atë distancë e kalojmë për një muaj”. Mirëpo, vetë pyetja e tyre konfirmon që ata e kanë kuptuar se nuk ka qenë në pyetje as ëndërr e as udhëtim i vetëm me shpirt, por ka qenë zgjuar edhe me trup, edhe me shpirt. Po të kishte qenë e kundërta, nuk do të kishte pasur nevojë për kundërshtim, sepse ligji i ëndrrës është superior ndaj ligjit zgjuar.

Muhamed Muteveli Esh-Shaëravi

Përktheu: Dr. Musli Vërbani

Shkëputur nga “Fetva”

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s