Cila është ndërlidhja në mes të Isras, që është udhëtim tokësor-horizontal dhe Miraxhit, që është udhëtim qiellor-vertikal?
–
Përgjigjja: Pasi që Allahu i Lartmadhëruar për Muhamedin s.a.v.s e ka thyer ligjin kohor në Isra, e cila është ngjarje tokësore, i ka dhënë të dërguarit tonë pejgamberit s.a.v.s argumente praktike (lëndore), pra që besimi ynë të jetë në suazat e gjërave tona, të cilat i dimë, e atë mrekulli pastaj e bën mjet për të besuar dhe vërtetues se Ai, i cili e ka thyer ligjin kohor, me gjatësi tokësore, në çështjet, të cilat i dimë, ka mundësi të thyejë ligjin vertikal (ngritjen në qiell) në çështjet, të cilat nuk dimë. Pra, mund të themi se Israja është parapërgatitje e logjikës njerëzore për ta besuar dhe për ta vërtetuar lajmin e Miraxhit të pejgamberit s.a.v.s.
–
Muhamed Muteveli Esh-Shaëravi Përktheu: Dr. Musli Vërbani Shkëputur nga “Fetva”