SHARJA E PRINDËRVE
–
Dëgjojmë për sharjen e prindërve nga djemtë e tyre. Çka nënkuptohet me këtë dhe se mosrespektimi i prindërve a është mëkat i madh?
Përgjigjja: I nderuari ynë, i dërguari i Allahut s.a.v.s., ka thënë: “Prej mëkateve të mëdha është kur njeriu i shan prindërit e vet.
Është pyetur: Po si i shan njeriu prindërit e vet?
Është përgjigjur: I shan babain dhe nënën e tjetrit, e ai ia kthen duke ia sharë babain dhe nënën e këtij.”(MUTEFIKUN ALEJHI)
Transmetohet nga Imam Ahmedi se Muhamdei s.a.v.s ka thënë: Prej mëkateve më të mëdha është mosrespektimi i prindërve.
Është pyetur: Po çka është (si bëhet, si shkaktohet) mosrespektimi i prindërve? Është përgjigjur: Njeriu shan nënën e babain e tjetrit, e ai ia shan babain e nënën këtij.
–
Muhamed Muteveli Esh-Shaëravi Përktheu: Dr. Musli Vërbani Shkëputur nga “Fetva”