ENA E TIGANISUR NË TË CILËN ËSHTË TTIGANISUR MISHI I DERRIT

ENA E TIGANISUR NË TË CILËN ËSHTË TTIGANISUR MISHI I DERRIT

Një profesor i universitetit thotë: gjatë shkuarjes me një delegacion në Evropë, ka banuar në një shtëpi, në të cilën kanë përdorur mishin e derrit dhe kanë pirë alkool, mirëpo enët dhe gotat pastaj i pastronin. Pyetja është: A e kam të lejuar apo të ndaluar t’i përdori enët dhe të njëjtat gota?

Përgjigjja: Ebu Thealebete el Hushmiju r.a. e ka pyetur pejgamberin s.a.v.s: O i dërguari i Allahut, ne jetojmë në vend të pasuesve të librit, e ato hanë mish derri dhe pinë alkool. Si të veprojmë me enët e tyre, t’i përdorim, apo jo?

Muhamedi s.a.v.s i thotë: Nëse nuk gjeni enë të tjera, pos tyre, atëherë enët e tyre i pastroni, tiganisni në to, po ashtu edhe gotat pastroni dhe pini në to.

Pastaj tregon: I kam thënë: O i dërguar i Allahut, po çka na lejohet dhe çka na ndalohet? Është përgjigjur: Mos hani mishin e gomarit dhe ju është e ndaluar çdo kafshë shqyese (me kthetra) mishngrënëse.

Në hadithin Sahihë të Muslimit nga Ebu Hurejrete r.a. është vërtetuar se Muhamedi s.a.v.s ka thënë: Mishi i çdo kafshe mishngrënëse shqyese me kthetra është e ndaluar.

Muhamed Muteveli Esh-Shaëravi

Përktheu: Dr. Musli Vërbani

Shkëputur nga “Fetva”

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s