Raportet e të gjallëve me të vdekurit

Raportet e të gjallëve me të vdekurit

Përgjigjja: Shejh Shaëraviju thotë: Po, i vdekuri ndien për të gjallët. Po mos të kishin ndier asgjë, atëherë Ligjvënësi (i dërguari i Allahut s.a.v.s.) nuk do të na kishte urdhëruar që kur të shkojmë tek ata, t’i përshëndesim me “ESELAMU ALEJKUM DARU KAUMIN MUËMINIJE ENTUN SABIKUNE VE INNA SHAALLAHU LAHIKUN”, që do të thotë: Paqja dhe shpëtimi qoftë mbi ju shtëpi e besimtarëve, ju na keni paraprirë, por nëse do Allahu, ne do të vijmë pas jush”. Ligjvënësi na ka urdhëruar t’i përshëndesim  ata, e kjo do të thotë se ata patjetër përgjigjen.

Sa i përket lutjes, po çka është ajo e cila pengon që shpërblimi i lutjes dhe mëshira të arrijë te ata?! Pse, a nuk mund të takosh një njeri që po e dënon një tjetër, por në atë kohë shkon ndërmjetësues dhe ia ndërpret dënimin? Cili është qëllimi i kësaj? Qëllimi është që ta ndiejë dhe ta kem parasysh se unë kam nevojë për mendimin e tjetrit për veten time dhe se mendimi i tjetrit mund të më shpëtojë dhe të më bëjë dobi. Ashtu, mendimet e mira më bëjnë dobi dhe për këtë arsye angazhohem që të sillem mirë me njerëzit, që të më duan edhe kur të vdes, sepse unë atëherë kam lënë bagazh të mirë te të gjithë njerëzit dhe se ndoshta ndonjëri prej tyre do të lutet për mua. Pra, kjo është ajo që ti duhet të punosh, që te njerëzit të lësh vetëm atë që është e mirë.

Nuk duhet që gjërat t’i marrim të ndara. Allahu ka krijuar gjithësinë në asi sistemi që ta ndihmojmë njëri-tjetrin, e të mos ekzistojnë armiqësitë. Unë kur ta shoh një cilësi të mirë te ndonjë person, dëshiroj ta kem atë, por nëse nuk mund të bëjë punë të mira, së paku mos ta nënçmojë dhe mos të tallem me punën e mirë, sepse ajo punë e mirë e tjetrit do të më sjell dobi dhe të mira edhe mua. Qëllimi kryesor është që të lë punë të mira dhe përshtypje të mirë te të gjithë njerëzit.

Muhamed Muteveli Esh-Shaëravi

Përktheu: Dr. Musli Vërbani

Shkëputur nga “Fetva”

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s