AGJËRIMI I TËRË VITIT
–
Pyetje: prej vegjëlisë më mjafton vetëm pak ushqim dhe nuk ma ka ëndja ushqimin. Kjo është ajo që mund të agjëroj me lehtësi. A lejohet të agjërosh gjatë gjithë jetës dhe a është e vërtetuar prej të parëve tanë të mirë se kanë agjëruar gjatë tërë jetës?
Përgjigjja: Është pyetur i Dërguari i Allahut s.a.v.s. :O i dërguar i Allahut, si është puna me atë, i cili e agjëron tërë vitin?
Ka thënë: Nuk ka agjërim dhe mosagjërim, apo ka thënë “as nuk ka agjëruar, as nuk ka ngrënë”; ka thënë: Po të agjërosh dy ditë e të hash një ditë.? Është përgjigjur: Po. A mundet dikush ashtu? Ka thënë: Si është puna me atë, i cili agjëron një ditë, e nuk agjëron dy të tjera? Është përgjigjur: Do të kisha dashur, po të kisha mundur ashtu.
Pastaj, i dërguari i Allahut s.a.v.s. ka thënë: Tri ditë, çdo muaj, dhe prej ramazanit në ramazan, kjo është sikur ta agjërosh tërë vitin. Nëse agjërohet dita e arafatit, bëhet falja e gabimeve të vitit të kaluar dhe e vitit paraprak, agjërimi i ditës “ASHURA” i fshin mëkatet e vitit paraprak. (AHMEDI)
–
Muhamed Muteveli Esh-Shaëravi Përktheu: Dr. Musli Vërbani Shkëputur nga “Fetva”