NE E KEMI ORIENTUAR RRUGËN
–
Çfarë kuptimi ka ajeti: “Vërtet Ne e kemi orientuar rrugën, e dikush prej jush të falënderon, e dikush të mohon?”
Përgjigje: Kur Zoti i Lartmadhëruar ka thënë: “Ne e kemi orientuar rrugën”, është shpjeguar rruga ose falënderuese, ose mohuese. Vija është rruga, të cilën e ke marrë ti ose për të falënderuar, ose për t’i mohuar begatitë e Allahut; ajo është për të dy veprimet. Ndoshta dikush mund të thotë: “Dhe ne ia kemi udhëzuar dy rrugë”, që do të thotë edhe për këtë rrugë, edhe për tjetrën, por çka është prioritare mes këtyre dy rrugëve, pasi që bën për këtë, por edhe për atë që e bën prioritare Allahu, për ta bërë obligative për veten time atë rrugë. Por, po të kisha qenë i krijuar vetëm për një rrugë, do të kisha thënë: Jo, unë nuk kam mundësi të shkoj në rrugë tjetër, sepse e kam vetëm këtë rrugë. Mirëp, Ai, Allahu është orientues në një rrugë, ndërsa garuesi i ka dy çështje para vetes: Ose të jetë falënderues, ose mohues.
Pyetje: Po cili mjet zgjedh mes këtyre dy gjërave?
Përgjigjja: Pa dyshim se është ai mjet, sepse kjo është detyra e tij dhe ne e kemi udhëzuar atë në dy rrugë. Pastaj, Zoti i Lartmadhëruar thotë: “Betohem për diellin dhe shkëlqimin e tij. Për hënën kur e përcjell atë! Për ditën kur ndriçohet plotësisht. Për natën kur e fsheh atë (diellin)! Për tokën dhe për Atë, i Cili e bëri shtrojë atë. Për shpirtin dhe për Atë, i Cili e përsosi atë. Pastaj, e orientoi atë dhe ia tregoi atij çfarë është e gabuar dhe çfarë është e drejtë për të! Vërtet, ka shpëtuar ai, i cili e ka pastruar atë (shpirtin e tij). Dhe ka dështuar ai, i cili e ka prishur veten e tij.” (ESH SHEMS 1-10)
–
Muhamed Muteveli Esh-Shaëravi Përktheu: Dr. Musli Vërbani Shkëputur nga “Fetva”