DHE NE I KEMI NËNSHTRUAR ATA

DHE NE I KEMI NËNSHTRUAR ATA

Zoti i Lartmadhëruar ka thënë:

“Dhe ua bëmë ato që t’u binden atyre, e disave prej tyre u hipin, ndërsa prej disave ushqehen”.(Jasinë, 72)

Në ajetin e lartpërmendur çfarë qëllimi ka pjesa “dhe ne i kemi nënshtruar për ta”?

Shpresojmë se Imami i nderuar do të na e sqaroj.

Përgjigjja: Njeriu është mëkëmbës i Allahut në fytyrën e tokës dhe ekzistenca të jetë në shërbim të tij, toka e nënshtruar për të, kafshët e nënshtruara për të, sendet e ngurta në shërbim të tij. Mirëpo, njeriu është indiferent. Ai mendon se të gjitha ai i ka nënshtruar. Për këtë arsye ai i thotë njeriut: jo, nuk i ke nënshtruar ti, por Ne i kemi paraparë për të t’u nënshtruar ty. Po mos t’i kishte nënshtruar për ty, ti nuk do të kishe pasur mundësi t’i nënshtrosh.

Për këtë në gjithësi sheh gjëra mahnitëse, sheh se si fëmija e sjell devenë e madhe nga të dojë, ndërsa trimi i trimave nuk guxon t’i afrohet gjarprit. Devenë e ka nënshtruar Allahu për ty, ndërsa këtë nënshtrim për ty, që të thotë: nëse mund ta nënshtrosh me fuqinë tënde, nënshtroje!!

Ti nuk mund ta nënshtrosh bubuzhelin (akrepin), i cili të tremb e të frikëson kur të biesh për të fjetur, mirëpo ti mund ta nënshtrosh elefantin. Interesant!! Pra, çështja është se ti me fuqinë tënde dhe mundësinë tënde nuk mund të nënshtrosh. Mirëpo, ai i cili të ka krijuar, i ka nënshtruar ato për ty. Po, nëse diçka nuk është e nënshtruar për ty, ti kurrë nuk mund ta nënshtrosh.

Muhamed Muteveli Esh-Shaëravi

Përktheu: Dr. Musli Vërbani

Shkëputur nga “Fetva”

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s