ATA TË CILËT DO TË SHPËRBLEHEN ME TË MIRA EDHE MË SHUMË SE KJO

ATA TË CILËT DO TË SHPËRBLEHEN ME TË MIRA EDHE MË SHUMË SE KJO

Pyetja: Kanë thënë: “Edhe më shumë se kjo” është të shikuarit në Allahun e Lartmadhëruar në xhenet. Allahu ka caktuar që ne, besimtarët e devotshëm, ta shohim në xhenet madhërinë e Tij. Allahu nuk e thyen premtimin.

Si do ta shohim Allahun në botën tjetër, me shqisat tona lëndore të kësaj bote, apo  ndoshta do të shndërrohen në shqisa të tjera (superiore) për të parë dritën e të Gjithëfuqishmit?

Përgjigje: Imami i nderuar, Shejh Muhamed Muteveli Shaëraviju, thotë: Po, në botën tjetër do ta shohim Allahun e Lartmadhëruar. Mirëpo, vështirë e kemi ta parashikojmë këtë, nëse mendojmë se do ta shohim me shqisat tona tokësore. Allahu i Lartmadhëruar do t’i shndërrojë shqisat rrënjësisht në shqisa të tjera, të cilat do të jenë harmonike me botën tjetër. Mirëpo, Allahu na përafron. Allahu ka krijuar sende në tokë, të cilat nuk mund të shihen për të na treguar përafërsisht për sendet e fshehta. Ka sende të cilat nuk mund të shihen me sy, mirëpo me zbulimin e mjeteve dhe aparateve i shohim. P.sh. mikrobin më parë nuk e kemi parë, por pse nuk e kemi parë, nuk do të thotë se ai është i paparë.  Syri yt nuk mund ta shohë, e argument për këtë është se unë po e shoh me mikroskop. Sendi mund të mos shihet ose për shkak të largësisë (distancës), ose për shkak të imtësisë.

Mikroskopi e zmadhon të voglën, teleskopi e afron të largtën. Shkak i asaj pse nuk i shohim apo nuk i kemi parë është mungesa e aparateve.

Kur të ringjallemi, ne do të kemi aparate të tjera për të parë atë që nuk kemi mund ta shohim më herët. Për këtë arsye në berzah, në çastin e vdekjes hiqet perdja (pengesa) dhe ne mund të shohim atë që nuk kemi mundur ta shohim më herët (në jetë). Pra, secila (pjesë e jetës) i ka ligjet e saj. Ta marrim shembull jetën tonë. Ajo kalon nëpër dy faza: në gjumë dhe zgjuar. Ligji i gjumit ndryshon prej ligjit zgjuar. Në gjumë (në ëndërr) shohim njeriun e veshur me rroba të bardha në automjet të gjelbër. Po si i kam dalluar ngjyrat, përderisa sytë i kam pasur të mbyllur.

Pra, gjatë gjumit ne kemi mjet, i cili i percepton (i sheh) gjërat pa i pasur sytë hapur. Shoqërimi në gjumë nuk ndikon në ne. Dy persona flejnë në të njëjtin shtrat, njëri sheh veten e tij të lumtur, e tjetri sheh veten e tij të pikëlluar ku njerëzit rreth e rrotull e rrahin dhe asnjëri nuk ndien përjetimin e (ëndrrës) së tjetrit.

Muhamed Muteveli Esh-Shaëravi

Përktheu: Dr. Musli Vërbani

Shkëputur nga “Fetva”

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s