VETËVRASJA

VETËVRASJA

Shumica  pyesin se vetëvrasja a është haram apo hallall. Ndonjëri arsyetohet: Po, unë, në atë rast, nuk e dëmtoj askënd dhe nuk e mundoj askënd, sepse është e drejta ime dhe jeta ime?

Përgjigjja: vëlla i dashur, Zoti të udhëzoftë! O vëllai im, Allahu ta ka dhuruar jetën, e jetën tënde duhet ta lësh te Ai, i cili ta ka dhuruar. Për këtë arsye, vrasja e tjetërkujt është mëkat i njëjtë me vetëvrasjen, sepse kjo konsiderohet shkelje e të drejtës tënde. Nuk do të thotë se një veprimi i tillë është e drejta jote. Na hadith kudsij Zoti i Lartmadhëruar thotë: “Robi im e ka mbytur veten dhe për këtë arsye ia ka ndaluar vetes xhenetin, sepse ky njeri e ka pranuar jetën, të cilën ia ka dhuruar atij Allahu. Pastaj, atë jetë e ka shuar vet, e kjo nuk është e drejtë e tij.”

Shkak tjetër. Vetëvrasësi nuk e bën një gjë të tillë, përpos nëse iu është vështirësuar diçka, e kjo do të thotë dobësi e imanit. Prej vlerave të imanit është që t’i tejkalosh fatkeqësitë dhe me imanin tënd të jesh i fuqishëm. Ndërkaq, me vetëvrasje ke paragjykuar paaftësinë e Allahut, e kjo nënkupton humbjen e shpresës në mëshirën e Allahut.

Duhet ta dimë se në këtë botë njeriut i ndodhin ndryshime të shumta. E tërë bota është ndryshuese. Njeriu duhet të jetë i ndërlidhur patjetër me Zotin e tij. Nëse njeriut i ndodhin fatkeqësi ose përjeton fazë kritike, i kthehet Zotit të Tij. E besimi dhe lidhja me  Zotin e tij i jep freski dhe forcë për t’i tejkaluar krizat dhe vështirësitë nëpër të cilat kalon. Për këtë arsye Zoti i Lartmadhëruar thotë: “Pra, me përkujtim ndaj Zotit qetësohen Zemrat”. Zoti e ka folur të vërtetën. Ne shohim se zemrat, të cilat nuk e kujtojnë Allahun, janë të brengosura dhe të tronditura. Mirëpo, atëherë kur njeriu e kujton Zotin, i qetësohet zemra, sepse e di se nuk i përballon vet ngjarjet me jofuqinë e tij, por ballafaqohet me ngjarjet me fuqinë e Zotit të Tij dhe kjo e bën që zemra e tij të jetë e qetë.

I Dërguari i Allahut s.a.v.s. ka thënë: “Është interesant me besimtarin se çdo çështje që i ndodh, është e dobishme për të, e këtë nuk e posedon askush tjetër, pos besimtarit. Nëse i ndodh ndonjë e mirë, falënderon, e kjo i sjell dobi pastaj. Nëse i ndodh ndonjë e keqe, duron dhe për durimin e tij ka dobi.”

Muhamed Muteveli Esh-Shaëravi

Përktheu: Dr. Musli Vërbani

Shkëputur nga “Fetva”

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s