ABESE VE TEVELA – “U VRENJT DHE KTHEHU SHPINËN”

ABESE VE TEVELA – “U VRENJT DHE KTHEHU SHPINËN”

Pyetje: Disa armiq të islamit thonë se tërheqja e vërejtjes prej Allahut të Lartmadhëruar, pejgamberit të Tij s.a.v.s. në suretu “Abese” tregon dobësinë e pejgamberit fisnik dhe ky është një ajet prej ajeteve që është qortuar. Dëshirojmë, nga ju, i nderuar, të na sqaroni këtë çështje dhe të na e largoni këtë dyshim, që të mos bien pre disa prej besimtarëve.

Përgjigjja: Le të shikojmë çështjen thelbësisht dhe me logjikë dhe ta analizojmë së bashku: a është qortuar, ashtu siç thonë ata, “dobësi dhe paaftësi e pejgamberit s.a.v.s.”

Në fillim: Ky i verbër, i cili ka shkuar te i dërguari i Allahut s.a.v.s. është besimtar apo pabesimtar?. I verbëri, i cili ka shkuar te pejgamberi s.a.v.s. ka qenë besimtar, i cili ka vajtur për të pyetur çështje prej çështjeve të fesë. Mospërgjigjja për t’i sqaruar besimtarit a është çështje e lehtë apo e vështirë!? Nuk ka dyshim se mospërgjigjja ndaj besimtarit është çështje e lehtë. Ai njeri e pyeste të dërguarin, përderisa ai ishte i preokupuar dhe i angazhuar me pabesimtarët, për t’iu kundërvënë atyre.

Nuk ka dyshim se kjo është shumë e vështirë, në krahasim me të parën. Pra, Allahu i Lartmadhëruar i ka thënë të Dërguarit të Tij : “Pse po lodhesh dhe po e mundon veten me ata pabesimtarë dhe po humb kohë me ta? Kjo është çështje e mundimshme për ty”. Pra, Zoti i Lartmadhëruar nuk e qorton pse është i hidhëruar me të, por pse ai mundohet. Kjo do të thotë se po ia tërheq vërejtjen në dobi të Pejgamberit s.a.v.s.

Të shikojmë qortimin në një rast tjetër, ku Zoti i Lartmadhëruar i thotë: “Pse po e ndalon veten në atë çka Allahu ta ka lejuar ty?”. Këtu Zoti i Lartmadhëruar e pyet të dërguarin e Tij: “Pse po e ngushton veten tënde”. A mos është kjo çështje, e cila e dëmton dhe e vështirëson të Dërguarin s.a.v.s., apo është çështje që e lehtëson dhe e zgjeron.

Kjo është kështu. Për të ta bërë më të qartë: nëse ti ke një fëmijë apo një vëlla, i cili angazhohet për së tepërmi për të mësuar, ai gjatë ditës është në shkollë, ndërsa tërë natën mëson, përsërit mësimin dhe studion. E, ti e qorton pse ai po lodhet për së tepërmi. Kjo është se ti e do dhe ke kujdes të madh ndaj tij, e ky qortim, në këtë rast, nuk është për shkak se ka lënë mangët diçka nga detyrat e tij. Qortimi dhe vërejtja ka ndodhur, por ka ndodh për t’ia lehtësuar, e jo për t’ia vështirësuar gjendjen. Çështja në mes të qortimeve ka dallim shumë të madh.

Muhamed Muteveli Esh-Shaëravi

Përktheu: Dr. Musli Vërbani

Shkëputur nga “Fetva”

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s