SHPIRTI DHE MATERIA

SHPIRTI DHE MATERIA

E dimë se Islami bën paralelizëm në mes të materies dhe shpirtit, mirëpo ka mendime se “Ka dallim të madh në mes shpirtit dhe materies” dhe secili i takon botës së tij të veçantë. Si t’i harmonizojmë këto dy mendime, kur po shihet se këto mendime janë kundërthënëse?

Imami ynë i nderuar na sqaroi atë që për ne është e paqartë. Zoti e bekoftë!

Përgjigjja: Shpirti dhe materia, këto janë vetëm fjalë. Në esencë, shpirti është i mirë. E keqja prej shpirtit vjen atëherë kur të depërtojë në materie dhe e përbën njeriun, sepse atëherë njeriu (NEFSI-EPSHI) vepron ç’të dëshirojë.

Esenca e tërë ekzistencës është materie e së mirës, pastërtisë dhe ibadetit. Për këtë arsye, në atë moment kur dëshiron (epshi), e vendos materia, kthehet në natyrshmërinë e saj: “Atë ditë kur do të dëshmojnë gjuhët e tyre, duart e tyre dhe këmbët e tyre atë çka kanë punuar” (EN NURË, 24). Tani kompetencat kanë kaluar në Allahun. Më herët kompetenca mbi ta ka qenë komptetenca e dëshirës (epshit) mbi pjesët e trupit. Oj dorë, bjeri filanit, ose: oj dorë vepro këtë dhe atë. Dora nuk ka mundësi të kundërshtojë, sepse dëshira jote e ka udhëheqjen mbi të, ndërsa në ditën e kiametit ti nuk e ke atë mundësi. Për këtë arsye edhe dëshmojnë kundër dëshirës tënde dhe kundër teje. Materia e pabesimtarit i bën tesbih Allahut, ndërsa ajo reflekton dëshirën e pabesimtarit (shiko sa mahnitëse, materia, substanca lartëson Allahun, ndërsa reflektimi i saj prej dëshirës së pabesimtarit është pabesimi). Mos thuaj: o biri im shpirtëror material, sepse kjo është fjalë sipërfaqësore, nuk është shkencore; sendet nga natyrshmëria e tyre bëjnë tesbih dhe adhurojnë, e për këtë arsye nuk cilësohet vetëm materia, po ashtu, nuk cilësohet vetëm shpirti, por bëhet fjalë për NEFSIN-TRUPIN ME SHPIRT. Kuptimi i NEFSIT është shpirti me trupin, pastaj vjen dëshira, etj. Për këtë arsye vjen deri te mjegullinat. A u sqarua çështja?

Muhamed Muteveli Esh-Shaëravi

Përktheu: Dr. Musli Vërbani

Shkëputur nga “Fetva”

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s