DHE SECILI PREJ JUSH DO TË SILLET NË TË

DHE SECILI PREJ JUSH DO TË SILLET NË TË

Dhe Zoti i Lartmadhëruar ka thënë: “Dhe secili prej jush do të sillet në të. Kjo çështje është vulosur”. (MEJREM, 71)

A do të thotë se të gjithë njerëzit do të sillen në zjarr?

Imami i nderuar, Shaëraviju, thotë: Siç e interpretojnë disa komentues, ky ajet tregon se askush nuk mund t’i shpëtojë ndëshkimit. Dhe ne, që të gjithë, disa prej nesh janë të mirë, e disa mëkatarë, gënjeshtarë e të dëgjueshëm, do t’i dënojmë me zjarr. Kuptimi i vërtetë i këtij ajeti është ky. Duhet ta kuptojmë fjalën “do të sillet”. Sjellja e ujit ka kuptimin ardhjen e ujit prej vendit të tij, e ai vend është burimi. Unë e kam sjellur bagëtinë time te uji, ata kanë pirë, mirëpo unë nuk kam pirë dhe jam kthyer me ta. Pra, kush është me mua, pi, por unë nuk kam pirë. Pra, “sjellja te uji” do të thotë t’i sjellësh te burimi i ujit, ndërsa pirja apo mospirja është çështje tjetër.

“Dhe secili prej jush do të sillet në të”. Allahu dëshiron të tregoj vlerën e tij te ta. Do të thotë: Ju, që të gjithë, do ta shihni zjarrin, do të kaloni nëpër të. Mirëpo, ne e dimë se ajetet e Kur’anit e shpjegojnë njëra-tjetrën. Zoti i Lartmadhëruar thotë: “Dhe ai i cili tejkalon zjarrin dhe nuk bie në të, por hyn në xhenet, ai ka shpëtuar”.

Pra, secili prej nesh do ta shohë zjarrin, ndërsa robërit e mirë orientohen në drejtim të qiellit dhe do të thonë: O Zoti im, Falënderojmë Allahun, i cili na shpëtoi prej përvëlimit të madh, të cilin e pamë vetë, na bëri ta tejkalojmë zjarrin dhe na shpëtoi prej tij. Begati e madhe për njeriun është që të mos hyjë në xhenet, e të mbetet në (EARAF) mes xhenetit e xhehenemit, por begati shumë e madhe është të tejkalohet zjarri dhe të hysh në xhenet. Ky është fitim i pakrahasueshëm. I është shmangur dënimit të zjarrit dhe është siguruar prej tij. Në të njëjtën kohë kënaqet me të mirat e xhenetit. Kjo është rruga e imanit dhe rruga që shpie në xhenet, në të cilin ka të mira, që syri as i ka parë ndonjëherë, veshi as i ka dëgjuar ndonjëherë dhe as që ka menduar ndokush ndonjëherë për të mira të tilla.

O Zoti ynë, na ofro rrugën e xhenetit Tënd dhe na bëj që të hyjmë në të, na lehtëso të gjitha çështjet, qofshin me fjalë, qofshin me punë, që të hyjmë në të.

Muhamed Muteveli Esh-Shaëravi

Përktheu: Dr. Musli Vërbani

Shkëputur nga “Fetva”

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s