PSE ALLAHU E KA CAKTUAR SULEJMANIN QË TË JETË MBRET?

PSE ALLAHU E KA CAKTUAR SULEJMANIN QË TË JETË MBRET?

Zoti i Lartmadhëruar ka dërguar pejgamberë, të cilët nuk kanë qenë mbretër. Kështu ka caktuar me urtësinë e tij, sepse, po të kishte dashur Allahu të ishin që të gjithë mbretër, askush nuk do të kishte mund t’i pengojë. Cila është urtësia e zgjedhjes së Sulejmanit edhe mbret, edhe pejgamber?

Përgjigjja: Nga kjo kuptohet qartë se po të donte Allahu, të gjitha çështjet do të shkonin në rregull dhe askush nuk do të mund ta ngriste kokën. Dhe ja, e ka zgjedhur pejgamberin, kërkesën e të cilit nuk ka mundur ta refuzojë askush, sepse ai ka poseduar pushtet dhe sundim. Mirëpo, Allahu nuk ka dëshiruar kështu. Allahu dëshiron që të shkojmë vullnetarë në drejtimin e tij, Allahu dëshiron që të shkojmë në rrugën e Tij, edhe pse ata të cilët shkojnë në rrugën e tij, janë të dobët. Kjo nga arsyeja se dashuria për Të na ka shtyrë të besojmë.

Sa e sa mundime kanë përjetuar pejgamberët? Sa e sa urrejtje, sa e sa xhelozi e fatkeqësi i kanë përjetuar në thirrjen e tyre në programin e Allahut!!!?

Muhamed Muteveli Esh-Shaëravi

Përktheu: Dr. Musli Vërbani

Shkëputur nga “Fetva”

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s