ARTET E BUKURA
–
Pyetje: Artet e bukura, si pikturimi, skulpturimi e të ngjashme, a janë të lejuara apo të ndaluara?
Përgjigjja: Arti i bukur, ti po e thua këtë. Ti po thua se është arti i bukur, por nga e more këtë qëndrim që ti ta cilësosh të bukur? A është cilësi me të cilën e ka emëruar feja? JO. Prej njeriut? Ne parashtrojmë pyetjen: Çka do të thotë “i bukur”? Kusht është që e mira mos të të shpjerë ty në të keqen. Thonë: Vallëzimi është art i bukurisë. Mirëpo, vallëzimi a të shpjerë në të keqe, apo jo? Çdo bukuri, e cila rezulton (prodhon) të keqen, nuk është e bukur. Për këtë arsye mos thuaj: “Arti i bukur”. Por, e cilëson të bukur atëherë kur pranohet e bukur. Po si të jetë e bukur, kur nuk sjell asgjë tjetër pos të keqen!!
Skulptori krijon një skulpturë. Kjo skulpturë është e bukur, është e përkryer, ndërsa të tjerët devijojnë dhe, pas kësaj, e adhurojnë atë skulpturë; pra kjo është e keqja. E mira duhet të mbetet e mirë, të mbetet e mirë në sy dhe në mendje, e jo e mirë në vetvete (vet skulpturën). Allahu kërkon prej nesh që botën ta bëjmë të bukur. Çka do të thotë “e bukur”? Do të thotë që të vazhdojë të jetë gjithmonë e bukur (p.sh femra, e cila zbukurohet, që të jetë e bukur). Unë i them asaj: Bukurinë tënde bëje që të mos na shpjerë neve në të keqe, që të mos t’i shkaktojë probleme familjes së saj, mos t’i shkaktojë probleme burrit të saj; mos u zbukuro vetëm të jesh e bukur, por që bukuria jote të jetë gjithëpërfshirëse, se përndryshe…Kur’ani para se të na sjellë të mira të shumta materiale, na sjell të mira të shumta të bukurisë. Zoti i Lartmadhëruar në Kur’an thotë: “Dhe për ju (caktoj) në ta (bagëti) ka bukuri, kur i ktheni nga kullota, dhe kur i merrni në kullotë. Ato mbajnë barrët tuaja deri në vende të largëta, tek të cilat ju do të arrini me mundim të madh.” (EN-NAHL; 6,7). Parashtrohet pyetja: Pse?
Sepse teorema e bukurisë është që edhe ai i cili nuk pronëson, gëzohet, pra ai, i cili nuk i pronëson, gëzohet kur t’i shohë. Unë nuk kam kështjellë, por kur ta shohë një kështjellë të bukur, pastaj shoh parkun, oborrin rreth e përqark, gëzohem dhe bëhem i lumtur. Nga ky aspekt, bukuria është çështje transitore, që do të thotë kalon në të gjithë ata, të cilët e shohin, ndërsa sa i përket qumështit, bartjes së barrës, është posaçërisht për ata që e pronësojnë.
Para se t’i shohë frytet e pemëve, Zoti i Lartmadhëruar thotë: “Shikoni në frytet e pemës para se të piqen plotësisht dhe të marrin formën e tyre.” (EL-ENAM, 99). Kënaqni sytë e juaj duke shikuar, e jo vetëm barqet tuaja.
Mirëpo, më siguro se puna mbetet kështu. Mos thuaj se “arti i bukur në tërësi”, sepse arti i bukur patjetër duhet ta ruajë bukurinë përgjithmonë, e jo të jetë e bukur në një çast, e të shkatërrojë në çastin tjetër. Kjo nuk është “e bukura”.
P.sh. Skulptura, nëse më sjell mua në idhujtari dhe në pabesim, nuk është e lejuar. Para se të sprovohen njerëzit, ajo veç ka qenë prezente, mirëpo pasi që ka kaluar në adhurim të tyre, puna e tyre veç ka mbaruar. Zoti i Lartmadhëruar ka thënë për Sulejmanin: Sulejmani i ka nënshtruar xhinët, që ata të ndërtojnë çka dëshiron prej mihrabave, skulpturave. Kanë ndërtuar skulptura dhe nuk ka ndodhur shkatërrim prej tyre. Mirëpo, nga çasti kur kanë ndodhur fitnet dhe shkatërrimet, ka thënë: JO, nuk ndërtohen më skulptura.
–
Muhamed Muteveli Esh-Shaëravi Përktheu: Dr. Musli Vërbani Shkëputur nga “Fetva”