DHE NUK KA BËRË KUFËR (NUK KA KALUAR NË PABESIM) SULEJMANI

DHE NUK KA BËRË KUFËR (NUK KA KALUAR NË PABESIM) SULEJMANI

Allahu ia ka nënshtruar Sulejmanit xhinët. Melekët ia kanë dërguar Sulejmanit xhinët me pranga të zjarrit. Sulejmani i ka dënuar ashpër, nëse nuk e kanë kryer urdhrin e tij. Sulejmani nuk e ka përdorur magjinë për nënshtrimin e xhinëve. Ai i ka përdorur ata për çështje të dobishme, e jo për ato të dëmshmet.

Kur ka vdekur Sulejmani, ata janë ngritur kundër tij, duke thënë: “Sulejmani ju ka nënshtruar juve me magji” dhe i kanë dërguar te vendi ku ka qenë i varrosur… hajmalia i kanë vendosur edhe nën frontin e tij, ashtu siç thuhet në disa shkrime të “israilëve”. Kur’ani e shfajëson Sulejmanin për këtë, ku Zoti i Lartmadhëruar ka thënë: “Dhe pasojnë atë që kanë thënë shejtanët për sundimin e Sulejmanit. Sulejmani nuk ka qenë pabesimtar, por shejtanët kanë qenë pabesimtarë, ata ua mësonin njerëzve magjinë”.

Pyetja është: Çka mendon Shaëraviju në lidhje me këtë çështje ?

Imami i nderuar thotë: Allahu i Lartmadhëruar ia ka nënshtruar xhinët Sulejmanit për t’i sjellë dobi njerëzimit dhe për ta zhvilluar tokën, e nuk i ka nënshtruar për t’i dëmtuar. Kur Zoti i Lartmadhëruar ka thënë: “Dhe Sulejmani nuk ka qenë pabesimtar”, që do të thotë se Zoti i Lartmadhëruar, kur ka dëshiruar që Sulejmanit t’ia nënshtrojë xhinët, ka qenë e ditur se Sulejmani nuk është pabesimtar dhe këtë fuqi nuk e ka shfrytëzuar për të keq, por e ka shfrytëzuar fuqinë e tyre për të mirë, posaçërisht kur Allahu i jep dikujt diçka çka nuk u ka dhënë të tjerëve, sepse mizoria dhe pabesimi e mbisundojnë botën, posaçërisht kur e shfrytëzojnë këtë shans për t’u përhapur e keqja dhe mëkati. Pastaj, Zoti i Lartmadhëruar tregon  për melekët Harut dhe Marut, të cilët ua kanë mësuar  njerëzve magjinë: “E nuk e ka mësuar asnjë njeri pa i thënë: Vërtet, ne jemi sprovë për ju, e mos moho”. Fjala “mos moho” do të thotë se nëse e ke në disponim një forcë të gjithësisë, ruaju, ki kujdes e mos e shfrytëzo për asgjë tjetër, pos për gjëra të dobishme. Kjo praktikë duhet të jetë për çdo fuqi, pushtet apo forcë, të cilën ia jep Allahu kujtdoqoftë. Kur t’i lutesh për diçka, thua: Zoti im, më jep këtë, që të adhuroj me sinqeritet dhe të bëj të mira në këtë botë. E, kur Allahu ta jep atë (pushtet, pozitë apo forcë), ajo ty të nënshtron dhe, përkundrazi, ti fillon të bësh shkatërrime. P.sh. nëse ti do pushtet, e lut Allahun që të të japë pushtet, Zoti ta pranon këtë lutje. E, pasi që ti të arrish në pushtet, fillon ta sulmosh të drejtën, e përhap shkatërrimin dhe padrejtësinë, duke menduar se ti mund ta pengosh Zotin e Lartmadhëruar. Ti, kur je lutur për mirësi ose pasi që të është dhënë, je drejtuar në të keqe. Kështu, Allahu na mëson sjelljet e shejtanit në zemrën e njeriut. Pasi të arrish në pozitë, të vjen shejtani ty dhe të shkakton cytje në epshin tënd, ashtu siç e ka hamendur zemrën e Ademit, duke i thënë: pushteti yt nuk do të ketë përfundim, ti do të jesh i përgjithmonshëm, Allahu nuk do të të kërkojë llogari. E, ti e harron ditën e llogarisë dhe atëherë fillon të shkaktosh trazira e shkatërrime në fytyrën e tokës. Kështu, ti e humb  pushtetin, e humb autoritetin, e takon i vetmuar e i pafytyrë Allahun. Kështu, Allahu ta ka humbur shansin, të cilin e ke pasur në dorë. Në vend se ti të jesh më i graduari, ti bëhesh më i nënçmuari.

Për këtë arsye, kur të fillosh të lexosh Kur’an, Allahu ka kërkuar prej teje që të kërkosh prej Tij mbrojtje nga shejtani i mallkuar. Po pse? Nëse ti i mbështetesh Krijuesit, kundrejt krijesës së Tij, ajo krijesë nuk mund të të shkatërrojë. Kur ti e lexon Kur’anin, shejtani nuk dëshiron që ti të përfitosh të mirat e Allahut prej leximit të Kur’anit. E, kur ti kërkon mbështetje prej Allahut, kundrejt shejtanit, ai shtrydhet, sepse që në çastin kur ti e kujton Allahun, shejtani shtrydhet. Pra, thënia e Allahut: Dhe kur ta lexosh Kur’anin, kërko mbështetje kundrejt shejtanit të mallkuar, thuhet se ti je bërë mjet për të pranuar rrezet e dritës së të mirave të Kur’anit pa kurrëfarë pengese.

Muhamed Muteveli Esh-Shaëravi

Përktheu: Dr. Musli Vërbani

Shkëputur nga “Fetva”

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s