Natyrshmëria nuk pranon idhujtarinë
–
Pyetje: Natyrshmëria, në të cilën Allahu i ka krijuar njerëzit, nuk pranon idhujtarinë,mirëpo ajo çka ndodh prej idhujtarisë së fshehtë dhe jo të fshehtë është depërtim i shejtanit në thellësi të shpirtit të njeriut, në njërën anë, ndërsa, në anën tjetër, dominimi i kushteve dhe i rrethanave ideore, fetare dhe sociologjike etj.
Nëse gjykojmë sipas natyrshmërisë, atëherë shohim se natyrshmëria nuk pranon idhujtarinë, por e pranon dhe qetësohet me Njëshmërinë e Krijuesit, e assesi nuk pajtohet me diçka tjetër, apo të zëvendësohet me diçka tjetër. Çka mendon Shejh Shaëraviju në lidhje me këtë?
Imami i nderuar thotë: Zoti i Lartmadhëruar ka thënë:
“Dhe mos i bëni Allahut rival e partner deri sa ju e dini (se nuk ka)”.
Pra, mos i bën Allahut partner, shok e rival deri sa e dini se ata nuk krijojnë asgjë, nuk e kanë bërë tokën shtrojë, nuk e kanë ngritur qiellin lart dhe nuk zbresin shi nga qielli. Ju e dini se ata asgjë nuk kanë bërë në këtë drejtim, e pra pse i keni bërë shok dhe partner Allahut?! Thuaja se Allahu dëshiron të na thotë: Sillni Allahut rivalin që ta kundërshtojë, duke i thënë: Jo, Unë jam ai i Cili e kam ngritur lart qiellin, Unë jam ai i Cili e kam zbritur ujin (shiun) nga qielli. Po nëse nuk i kanë bërë këto dhe nuk kanë përgjigje, atëherë nuk lejohet që ata të jenë shokë, partnerë apo rivalë, e nëse i kanë krijuar, atëherë pse nuk po thonë: jo ti i ke krijuar?
Atëherë, pse idhujtarët t’i bëjnë shok e rival Allahut? Kjo nga arsyeja se idhujt nuk kushtëzojnë asgjë në jetën e idhujtarëve, ashtu siç kushtëzon Allahu në jetën tuaj. Ju i keni bërë Allahut idhull, atëherë kur Allahu ka kushtëzuar jetën tuaj, mirëpo Allahu ka kushtëzuar për shkak se ka dashuri në ty, sepse Ai kur e ka kushtëzuar jetën tënde, në të njëjtën kohë Ai ka kushtëzuar miliona njerëz për dobinë e tyre. Ndërsa, sa i përket idhujve, ata asgjë nuk kërkojnë nga ju. Ky është shkaku që pabesimtari i do idhujt, siç ju e doni Allahun; mirëpo, besimtarët e duan edhe më shumë Allahun. Kjo nga shkaku se Ai ka kushtëzuar jetën tonë për të mirën e sigurisë dhe qetësisë sonë.
Vështroni fjalën e Zotit të Lartmadhëruar:
“Dhe kur t’i ndodhë njeriut ndonjë fatkeqësi apo vështirësi, thërret dhe i lutet Zotit të vet”.
E, pse nuk thërret dhe nuk i lutet idhullit në atë çast? Nga shkaku se ai e di se ai idhull nuk ka krijuar dhe nuk posedon mundësinë e largimit të fatkeqësisë dhe vështirësisë; e nuk mund të ndihmojë asgjë. Për këtë arsye i drejtohet Zotit të Vërtetë, i Cili pronëson çdo gjë dhe i Cili çdo gjë e ka në kompetencën e Tij. I kthehet Atij (Allahut). Fjala “u kthye” tregon se ka qenë i larguar nga Ai dhe pastaj është kthyer.
Vështroni fjalën e të Madhërishmit:
“Pastaj kur t’ia ndryshojë atij vështirësinë, i ndihmon, ai harron atë se çka është lutur dhe kujt i është lutur më parë.”, dhe është kthyer te idhujt, pasi që Allahuia ka tejkaluar vështirësinë dhe fatkeqësinë. Allahu i Madhërishëm thotë:“Dhe i ka bërë Allahut shok, rival e partner për të humbur nga rruga e Tij. Thuaj: Kënaqu pak me pabesimin tënd, sepse kjo nuk do të zgjasë gjithmonë. Por, nuk ka dyshim se ti je prej banuesve të zjarrit”.
–
Muhamed Muteveli Esh-Shaëravi Përktheu: Dr. Musli Vërbani Shkëputur nga “Fetva”