Devotshmëria dhe adhurimi

Devotshmëria dhe adhurimi

Zoti i Lartmadhëruar thotë:

“Ky libër, për të cilin nuk ka dyshim, është udhëzues për të devotshmit”.

Po ashtu, Zoti i Lartmadhëruar ka thënë:

“O ju njerëz bëhuni të devotshëm ndaj Zotit Tuaj, sepse nuk ka dyshim se tronditja e Ditës së Kiametit është çështje e madhe (dhe e trishtueshme)”.

Po ashtu, ka thënë:

“Adhurojeni Zotin tuaj, i Cili ju ka krijuar juve dhe të tjerët para jush, me qëllim që të jeni të devotshëm”.

Këto tregojnë se devotshmëria është qëllim i adhurimit, prandaj bëhet pyetja: Çka është ajo “që të jemi të devotshëm në adhurim”?

Imami i nderuar, Shejh Shaëraviju, thotë:

Nëse e konsiderojmë devotshmërinë me kulminacionin e devotshmërisë, do të shohim se ajo i ka cilësitë e të Madhërishmit ose gjurmët e cilësive të të Madhërishmit, ose që të dyjave së bashku. Ti me devotshmëri pastron cilësitë e të Madhërishmit, pastron gjurmët e cilësive të të Madhërishmit. Pastron njollat që njollosin jetën dhe veten tënde, të pasurisë tënde, që të orientohesh në epiqendrën e adhurimit në tokë; e gjithë kjo është devotshmëri. Mirëpo, kulminacion të devotshmërisë janë cilësitë e të  Madhërishmit. Bëhu i devotshëm në të gjitha pjesët e jetës tënde, e nëse e ke realizuar këtë, atëherë ti veç e ke adhuruar Allahun.

Po t’i afrohej toka diellit më shumë se sa është tani, do të çrregullohej jeta, po ashtu, edhe po të largohej më shumë se sa është tani. Kështu, nëse afrohet, ngulfatemi, nëse largohet, ngrihemi nga të ftohtit. Allahu ka paraparë këtë largësi me urtësinë e Tij. Allahu ka kërkuar prej nesh që ta adhurojmë Atë, sepse Ai është Zot. Përderisa Ai është Zot, meriton të dëgjohet në atë që urdhëron të veprohet dhe të largohemi nga ajo që urdhëron të largohemi; jo për shkak se është mirë, por për shkak se është detyrim të adhurohet Ai. Pastaj e ka sqaruar qëllimin, e ai qëllim është që të jemi të devotshëm. Të larguarit nga një çështje e dëmshme nënkupton adhurimin ndaj Allahut, e cila na mbron nga çdo çështje e cila na bën dëm, e pastaj të jemi të mbrojtur nga zjarri i xhehenemit në botën tjetër.

Muhamed Muteveli Esh-Shaëravi

Përktheu: Dr. Musli Vërbani

Shkëputur nga “Fetva”

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s