TË GËNJYERIT NDAJ BASHKËSHORTES
–
A mund ta gënjej bashkëshorten time me qëllim që mos ta komplikoj jetën bashkëshortore, sepse ajo është tepër e ndjeshme, e nëse ia them të vërtetën asaj, atëherë keqësohen çështjet e jetës sonë; ndërsa, nëse e gënjej (duke mos e ditur), ajo qetësohet. A është kjo haram?
Përgjigjja: Kjo pyetje i është bërë të Dërguarit të Allahut s.a.v.s.: “A ta gënjej gruantime?” I është përgjigjur: “Nuk ka dobi prej rrenës!” Pastaj e ka pyetur: “Por, o i Dërguar i Allahut, i premtoj dhe i them se e kam kryer premtimin?!” I Dërguari i Allahut s.a.v.s. është përgjigjur: “Nuk ke mëkat për atë”.(E ka regjistruar Ahmedi)
–
Muhamed Muteveli Esh-Shaëravi Përktheu: Dr. Musli Vërbani Shkëputur nga “Fetva”