SADAKAJA PËR TË VDEKURIN
–
Pyetje: A lejohet sadakaja për të vdekurin?
Përgjigjja: Është pyetur i Dërguari i Allahut s.a.v.s. nga një pyetës: “Nëna ime kavdekur. A të jap sadaka për të, apo jo?” – Është përgjigjur: “Po”. (E ka regjistruar Muslimi)
Tjetri e ka pyetur: “Nëna ime ka vdekur befasisht, e mendoj se, po të kishte pasur rast për të folur para vdekjes, do të më kishte thënë që të jepja sadaka për të. A mund të jap sadaka për të?”. Është përgjigjur: “Po”. (E ka regjistruar Muslimi)
Një tjetër e ka pyetur kështu: “Nëna ime ka vdekur dhe nuk ka lënë porosi. A i bën dobi, nëse jap sadaka për të? Është përgjigjur: “Po”. (E ka regjistruar Ahmedi)
Hakim bin Hazami e ka pyetur të Dërguarin e Allahut s.a.v.s.: “O i Dërguar i Allahut, në kohën e injorancës jam përbetuar se do të forcojë lidhjet farefisnore, do të liroj rob. A kam për ato shpërblime?” I është përgjigjur: “Për atë të kaluar të begatshme e ke pranuar Islamin dhe kjo është ajo e mira”. (Mutefekun alejhi)
Aishja r.a. e ka pyetur Muhamedin s.a.v.s. për Ibn Xhedanin, i cili në kohën e injorancës i ka forcuar lidhjet farefisnore, i ka ushqyer të varfrit dhe se për ato veprime a do të ketë dobi? I Dërguari i Allahut s.a.v.s. është përgjigjur: “Nuk ka dobi, sepse asnjë ditë nuk ka thënë “O Zoti im, m’i fal gabimet e mia në Ditën e Gjykimit”. (E ka regjistruar Muslimi)
–
Muhamed Muteveli Esh-Shaëravi Përktheu: Dr. Musli Vërbani Shkëputur nga “Fetva”