SHIKIMI I TË FEJUARËS

SHIKIMI I TË FEJUARËS

Pyetje: Një djalë i ri musliman dëshiron të fejohet me vajzën time. Ai e ka parë atë një herë, por tani kërkon që të ulet me të, të bisedojë me të dhe ta shohë. Pyetja është: Të shikuarit e vajzës, me të cilën ka qëllim martese, a është haram, apo jo?

Përgjigjja: I Dërguari i Allahut s.a.v.s., pasi që e ka pyetur për fejesën e Mugirete bin Shuebetes, i ka thënë atij:

“Shko dhe shikoje (të fejuarën), sepse të shikuarit ndikon më shumë që të afroheni dhe ta doni njëri-tjetrin”.

Ai shkon dhe i tregon prindërve të saj atë që i ka thënë i Dërguari i Allahut s.a.v.s., mirëpo ata sikur nuk e dëshiruan një gjë të tillë. Vajza, e cila ishte prezente, kur e dëgjoi kërkesën e tij, thotë: “Pasi që i Dërguari i Allahut s.a.v.s. ka thënë kështu, atëherë edhe le të bëhet, se përndryshe unë nuk pranoj”. Pra, ai i ka dhënë rëndësi tëshikuarit mes tyre. Pastaj, tregon Mugirete – “e pashë atë dhe u martova, pasi që u bë pajtimi mes nesh”. (E ka regjistruar Ahmedi dhe Ehlu suneti)

Muhamed Muteveli Esh-Shaëravi

Përktheu: Dr. Musli Vërbani

Shkëputur nga “Fetva”

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s