A kam të drejtë të vë përkohësisht në lëvizje apo në qarkullim pasurinë e jetimit?
–
Pyetje: Kam një djalë të vëllait. Pas vdekjes së babait të tij unë përkujdesem për trashëgiminë e tij. Jam në gjendje të vështirë ekonomike dhe kam bankrotuar. A kam të drejtë të vë përkohësisht në lëvizje apo në qarkullim pasurinë e jetimit, apo kjo është haram – kuptohet që kur ai të rritet, pasuria e tij të jetë në të njëjtën vlerë, ashtu siç ka qenë?
Përgjigjja: Një njeri e ka pyetur të Dërguarin e Allahut s.a.v.s.: “Nuk kam pasuri dhe jam duke u përkujdesur për një jetim”. Muhamedi a.s. i ka thënë:
“Shfrytëzoje pasurinë e jetimit, por pa e tepruar, pa e shkapërderdhur , pa e përzier me pasurinë tënde dhe duke mos lejuar që në vend të pasurisë tënde të shpenzosh pasurinë e tij”.
Kur ka zbritur ajeti: “Dhe mos iu afroni pasurisë së jetimit, pos me mirësi”, aq shumë janë larguar nga pasuria e jetimëve, sa që pasuria e tyre (jetimëve) është prishur dhe nuk e kanë prekur, mishi i tyre është kalbur dhe nuk e kanë ngrënë. Pastaj, për këtë e kanë pyetur të Dërguarin e Allahut s.a.v.s., kështu që ka zbritur ajeti kur’anor:
“Dhe nëse i përzieni ata dhe pasurinë e tyre me pasurinë tuaj, atëherë ata janë vëllezër tuaj, se Allahu e di më së miri të keqin prej të mirit”.
–
Muhamed Muteveli Esh-Shaëravi Përktheu: Dr. Musli Vërbani Shkëputur nga “Fetva”