ISLAMI DHE LAICIZMI

ISLAMI DHE LAICIZMI

Pyetje: Çka do të thotë “Laicizëm”, i cili po përdoret nëpër fjalorë të rregullimitshoqëror?

Përgjigjja: Fillimisht dua të sqaroj fjalën “Laicizëm”, ashtu që të kuptohet se atagabojnë dhe kanë lajthitur në këtë emërtim.

Çdo të thotë “Laicizëm”? Do të thotë se kjo sillet në të gjitha çështjet, ashtu si argumentohet shkencërisht. Por, parashtrohet pyetja: Çka do të thotë “shkencë”? Shkenca është çështje bindëse. Unë jam i bindur në këtë ndodhi dhe në këtë realitet. Unë në këtë çështje sjell argumente. Mirëpo, a janë çështje bindëse teoremat, ku nuk mund të sjell argument, kur janë në pyetje çështjet lëndore?

Në çështje lëndore, praktike, nuk ka çka të diskutohet më tej. Mirëpo, si të jetë bindëse çështja e teoremës?! Nuk mundet, natyrisht jo.

Ne u themi atyre: Ju po thoni: Laicizmi nuk ka të bëjë me fenë. Mirëpo, kush ka thënë se feja nuk është Laicizëm? Feja është Laike në shkencën, e cila sjell argumente bindëse. Në këtë nuk ka diskutim, sepse për këtë ka argumente bindëse lëndore. Feja, posaçërisht Islami, ka ardhur për ta ngritur shkencën, bile edhe ka domethënie më gjithëpërfshirëse. Mirëpo, ti dëshiron që ta përkufizosh fjalën Laicizëm në kufij ku nuk bën pjesë çështja shkencore, e ajo është çështja teorike. Dëshiron që teoremën ta konsiderosh shkencë. E, ne u përgjigjemi: Kjo nuk është shkencë, sepse nuk është bindëse. Gabim është ajo; ju keni dashur që fjalën “shtet laik” ta përdorni përballë fjalës “shtet fetar”.  Ky krahasim është gabim, sepse feja, posaçërisht Islami, kanë zbritur për shkencën. Vetëm se shkencën e aktivizon në çështje bindëse dhe praktike, e cila nuk ndeshet me fenë. Pejgamberi s.a.v.s. ka folur për çështje, të cilat mund të kenë dimensione të ndryshme të veprimit dhe e ka thënë fjalën përfundimtare të fesë, në të cilën nuk ka çka të hulumtohet më tej. Ndërsa, sa i përket çështjeve praktike, për ta nuk ka folur.

Kjo do të thotë se për çështjet shkencore, të cilat vërtetohen dhe argumentohen, nuk ka çka të flasë askush. Pejgamberi s.a.v.s. na urdhëron që çështjet praktike mos t’i marrim nga thënia e askujt, por drejtpërsëdrejti prej argumentimit të çështjes, ndërsa sa i përket çështjeve që nuk vërtetohen dhe nuk argumentohen, merrni nga unë.

“Dhe kjo, vërtet, është rruga ime e qëndrueshme, e drejtë dhe stabile, e mos pasoni rrugë të tjera, të cilat u ndajnë juve nga rruga e vërtetë”.

“Po të pasonte e vërteta epshet e tyre, do të shkatërroheshin qiejt dhe toka”.

Laicizmi me fushat e vërteta të saj është me Islamin. Mirëpo, Islami është kundër laicizmit, i cili nuk është brenda fushëveprimit të vet, sepse ju çështjen e fesë e keni bërë çështje të epsheve, ndërsa epshet nuk sjellin shkencë.

Kurse, sa i përket kundërshtimit në mes të fesë dhe Laicizmit, në esencë nuk ka kurrfarë kundërshtimi mes shkencës, Laicizmit, në kuptimin e tyre të vërtetë, dhe Islamit.

Muhamed Muteveli Esh-Shaëravi

Përktheu: Dr. Musli Vërbani

Shkëputur nga “Fetva”

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s