PSE SHTËPIA E SHENJTË DHE MUAJI I SHENJTË
–
A kanë lidhje në mes vete fjalët “Iftaram-E shenjtë” me fjalën e Zotit të Lartmadhëruar “Shtëpia e Shenjtë” dhe “Muaji i Shenjtë”, apo secila ka kuptim në vete?
Përgjigjja: Imami i nderuar, Shejh Muhamed Metveli Shaëraviju, thotë: Kuptimi i fjalës “Shtëpia e Shenjtë” është se Allahu ka dashur që atë shtëpi ta bëjë të Shenjtë dhe ka caktuar muajt e shenjtë për të ngopur epshin e njeriut. Njeriu ka epsh (zbrazëti), të cilën shejtani e ushqen vazhdimisht, e ai ushqim pastaj ndikon që të refuzosh kthimin te Allahu, bën që t’i marrësh të shenjta çështjet tjera. Për këtë arsye, edhe shtëpia e shenjtë është paqe për njerëzimin, se ndoshta shpirti i njeriut qetësohet kur të hyjë në shtëpinë e shenjtë; po ashtu, i ka caktuar muajt e shenjtë për të mos luftuar, e kjo ndoshta do të ndikojë që njeriu të logjikojë dhe t’u ikën trazirave, konflikteve që shpiejnë deri të lufta, e anojnë kah paqja, kur t’i shikojmë të mirat e paqes. E, Zoti i Lartmadhëruar, me mëshirën e Tij, ka dashur që të arrihet ky sukses, duke mos lejuar ngopjen e epshit njerëzor.
Për këtë arsye njeriu, i cili dëshiron ta ndalë luftën apo armiqësinë, duhet të thotë: këtë ndërprerje e kam bërë për Zotin e Lartmadhëruar; dhe kështu përfshihet me mëshirën e Allahut, kur ta hapë derën e pendimit, që njeriu ta ruajë ujin e fytyrës së tij, të epshit të tij dhe ta bëjë një çështje të lehtë, e jo të rëndë. Për këtë arsye kjo dëshirë është e lehtë për t’u penduar dhe stimulim për pendim. Nga këtu, muajt e shenjtë janë armëpushim dhe ndërprerje e operacioneve ushtarake dhe të luftës, të cilat pastaj shpiejnë përfundimisht në paqe të përgjithshme. Mirëpo, Allahu i Lartmadhëruar nuk ka dëshiruar që ti t’i nënshtohesh armikut, kur ai të shpallë luftë dhe të sulmon ty. Allahu nuk ka urdhëruar që p.sh. gjatë muajve të shenjtë t’i lëmë armët dhe armiqtë tanë të vijnë të na presin e të na vrasin e ne tu themi, na vrani sa të doni, se ne nuk ju vrasim, sepse ne jemi në muajin e shenjtë.
Zoti i Lartmadhëruar ka thënë: “Dhe mos luftoni (vrani) në Mesxhidil haram, derisa nuk ju luftojnë (vrasin) juve në të. Nëse ju luftojnë, luftoni ata.” Po ashtu, ka thënë: “Të pyesin për muajt e shenjtë, saktësisht për luftën në ta, thuaj: Lufta në ata muaj është mëkat i madh, por largimi nga rruga e Allahut, mohimi i Tij dhe Mesxhdil Haramit, e po ashtu dëbimi i banorëve të vendit të tij është mëkat edhe më i madh te Allahu. Fitneja është mëkat më i madh se vrasja.” (EL BEKARE, 217)
Nga kjo kuptohet se nëse bëhet luftë në muajt e shenjtë, mos thuaj se më ke sulmuar në muajt e shenjtë, sepse ti ke filluar armiqësinë dhe më ke sulmuar. Për këtë, i nderuari Shejh Shaëraviju thotë: Muajt e shenjtë janë kohë e mbyllur për t’u zgjuar ata të cilët luftën e konsiderojnë mjet të vetëm për zgjidhjen e problemeve të tyre. Nuk lufton gjatë kësaj kohe, kohë kjo e cila u jep rast që, në rend të parë, ta shijojnë, ta përjetojnë dhe ta kuptojnë vlerën e paqes, t’i lënë armët e t’i largohen luftës si nënshtrim ndaj urdhrit të Allahut. E, nga këtu, mbrohen tradhtitë dhe epshet, të cilat gjithmonë shkatërrojnë qenien njerëzore, shpiejnë në mundime të mëdha dhe largojnë nga Allahu. Kjo, sepse tradhtia e lëkund imanin në shpirtin e njeriut dhe e trondit. Zoti i Lartmadhëruar prej momentit kur ka krijuar Ademin dhe ka caktuar vendin e Mekes dhe shtëpinë në vend të shenjtë, ashtu siç e ka caktuar Arafatin, para se të ndërtohet Qabeja e nderuar, ndërsa Ibrahimi dhe Ismaili janë ata, të cilët i kanë ngritur themelet e qabes; në atë vend ka qenë një ndërtesë e vogël, e kanë bërë tavaf rreth asaj shtëpie, kanë qëndruar në Arafat. Haxhi ka ekzistuar prej momentit kur është krijuar Ademi a.s. dhe prej momentit kur njeriu i parë ka zbritur në tokë.
–
Muhamed Muteveli Esh-Shaëravi Përktheu: Dr. Musli Vërbani Shkëputur nga “Fetva”