KUPTIMI I BESIMIT RRETH GURIT TË ZI HAXHERUL ESVED
–
Cila është domethënia e ekzistimit të Haxherul Esvedit dhe pse janë gjurmët e këmbëve, pastaj a janë gjurmët e vërteta të Ibrahimit a.s. në gur, apo jo, dhe cila është vlera e rëndësia e gurit mbi të cilin janë gjurmët e këmbëve?
Imami i mirënjohur thotë: Qëllimi i mbetjes së këtij guri në atë vend të shenjtë ka domethënie të rëndësishme për përforcimin e Imanit. Allahu e ka urdhëruar Ibrahimin a.s. për atë gur dhe ai e ka bërë atë. Por, pse? Për ta ngritur objektin pak më lart. Ky gur është bartur prej një vendi në vend tjetër për të përfunduar ndërtimi i objektit. E, nga kjo buron kuptimi i Imanit, sepse besimtarit nuk i mjafton vetëm të ngarkohet me obligime, por të ketë edhe shtesa tjera. Për këtë arsye edhe Ibrahimi ka dashur që të shtojë diçka, përpos asaj për çka ka qenë i obliguar. Për këtë arsye shohim se në Islam rukni kryesor, i cili mjafton të kryhet vetëm një herë në jetë, është haxhi për atë i cili ka mundësi dhe që rrugën e ka të lirë. Mirëpo, kjo nuk është kurrfarë pengese që ai i cili dëshiron ta përsëritë haxhin më shumë se një herë, mund ta kryejë nëse ka mundësi dhe nëse rruga është e lirë.
–
Muhamed Muteveli Esh-Shaëravi Përktheu: Dr. Musli Vërbani Shkëputur nga “Fetva”