Kurthi i Ebu Xhehlit
–
Një ditë Ebu Xhehli i përgatiti një kurth Pergamberit a.s.
Hapi një gropë përpara shtëpisë së vet dhe
e thirri Pejgamberin për vizitë në shtëpinë e tij.
Kur Pejgamberi a.s. po shkonte drejt shtëpisë së Ebu Xhehlit vjen Xhibrili a.s. dhe i tregon për gropën.
Kur e mori vesh këtë gjë, Pejgamberi u kthye në shtëpinë e tij.
Ebu Xhehli kur e pa se ai po kthehej mbrapsht,
u nis t’i shkonte nga pas për ta pyetur për arsyen, por e harroi gropën që kishte hapur dhe ra në gropën që hapi vetë.
Për ta nxjerr prej aty i zgjatën një litar, por nuk e arrinte dot litarin.
Sa më shumë që i zgjatnin litarin, aq më tepër thellohej gropa.
Në këtë gjendje, Ebu Xhehli gati sa nuk po çmendej brenda gropës së errët.
I dërgon fjalë Pejgamberit a.s. dhe i lutet që ta nxjerr nga gropa.
Kur vjen Pejgamberi pranë tij i thotë:
– Po të nxora nga gropa a do të besosh?
– Po më nxore nga gropa do të besoj – u shpreh Ebu Xhehli.
Pejgamberi a.s. i zgjati dorën e tij dhe e nxori që aty.
Kur doli, Ebu Xhehli tha: – Ne jetën time nuk kam parë kurrë magjistar më të fuqishëm se ti!
Dhe kështu, vazhdoi të mos besojë, deri sa edhe vdiq si i poshtëruar.
–
Dr. Musli Vërbani
“365 tregime për fëmijën tuaj brenda 12 muajve të vitit”