Ebu Xhehli

Ebu Xhehli

Ebu Xhehli ishte një prej armiqve të Islamit.

Një ditë ai iu drejtua popullit të vet dhe u tha:

– Me të vërtetë Muhamedi është duke i ofenduar dhe turpëruar zotat tanë, dhe po thërret që ta braktisim adhurimin e tyre e të adhurojmë vetëm një Zot. Betohem se nesër do ta pres me një gur të madh, e kur ai të vijë për t’u falur, e të bjerë në sexhde, do t’ia hedh gurin mbi kokën e tij, e le të bëhet ç’të bëhet. Pas kësaj mendoj se ju do të jeni të qetë.

Në mëngjes, Ai e mori një gur dhe po e priste të Dërgurin e Zotit që të vinte për t’u falur.

Kurejshët e tubuar, me vëmendje prisnin se çdo të bënte Ebu Xhehli.

Muhamedi a.s. ishte i informuar rreth planit të Ebu Xhehlit.

Muhamedi alejhi selam ra në sexhde.

Ebu Xhehli mori gurin e rëndë dhe u nis drejt tij, me qëllim që t’ia hidhte mbi kokë,

por sapo iu afrua të Dërguarit alejhi selam filloi të zmbrapsej, kurse fytyra e tij ishte zverdhur dhe dukej qartazi një frikë e madhe. Ai e hodhi gurin larg dhe filloi të ikë.

Kurejshët mbetën të habitur nga ajo që ndodhi me Ebu Xhehlin. Përse u tërhoq dhe nuk e hodhi gurin mbi kokën e Muhamedit alejhi selam kur qe shumë pranë tij?!

Njëri nga kurejshët u ngrit dhe e pyeti:

– Ç’të ndodhi?! Përse u tërhoqe dhe nuk e hodhe gurin mbi kokën e Muhamedit?!

Ebu Xhehli tha:

– Unë isha duke u afruar drejt tij, kur para meje po qëndronte një deve e madhe, më të madhe se ajo s’kisha parë më parë, dhe u mundua të më kafshojë. Kjo deve qëndronte mes meje dhe atij. Unë u frikësova shumë, fillova të dridhem dhe u ktheva prapa i frikësuar.

Allahu i Madhëruar e mbrojti pejgamberin e tij Muhamedin a.s.

Ebu Xhehli e kishte gurin në dorë dhe ishte pranë Pejgamberit dhe ai nuk mundi të lëvizë.

Kjo ishte një mrekulli që ai e pa me sytë e tij.

Dr. Musli Vërbani

“365 tregime për fëmijën tuaj brenda 12 muajve të vitit”

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s