KËMBIMI I TË MIRËS ME TË KEQEN
–
Gjatë një viti dy herë kam dështuar në tregti dhe gati sa nuk e kam humbur tërë pasurinë time. Më ka mbetur mall i dobët dhe ajo është e tëra që e kam, prandaj këmbimi i mallit të dobët me mallin e mirë a është haram, apo në kushte të domosdoshme lejohet?
Përgjigjja: Bilalli e ka pyetur të Dërguarin e Allahut s.a.v.s. për këmbimin e dy saave të hurmave të kualitetit të dobët me një saa të hurmave të kualitetit të mirë, e ai ështëpërgjigjur:
“Kjo është kamatë e plotë, mos vepro ashtu. Mirëpo, nëse dëshiron të blesh hurma të mira, atëherë shiti hurmat dhe merri të hollat, e me ato të holla bli hurma të mira”. (Muttefekun alejhi)
Fadeletu bin Abidi e ka pyetur të Dërguarin e Allahut s.a.v.s. për një “KALAD”, të cilën e ka pasur ari dhe hirz (thesar i ruajtur) dhe, pasi që i ndan, e sheh se janë më shumë se dymbëdhjetë dinarë. Muhamedi s.a.v.s. i thotë: “Nuk shitet deri sa të ndahen veç e veç”.(E ka regjistruar Muslimi)
Ky është argument se çështja e MUDIT AXHVETUN, përafërsisht, është masë e dy litrave, andaj nuk lejohet që njëra prej masave të ketë më shumë se tjetra, sepse haptazi kjo është kamatë e pastër. E vërteta është se ndalesa ka ardhur në këtë formë, por ka hadithe, të cilat e tregojnë ndalesën edhe në forma të tjera.
–
Muhamed Muteveli Esh-Shaëravi Përktheu: Dr. Musli Vërbani Shkëputur nga “Fetva”