Imam Shafiju

Imam Shafiju

Një ditë dy burra shkuan te nëna e Imam Shafiijut.

I dhanë të ruante një gurë të çmueshëm.

Pas disa ditësh njëri nga këta shkoi ta merrte sendin e lënë amanet.

Nëna e imam Shafijut ngaqë kishte besim në të gjithë njerëzit,

i besoi dhe ia dha sendin që e kishin lënë emanet tek ajo dy persona.

Pas disa ditësh

shkon burri tjetër dhe kërkoi sendin e lënë emanet.

Nëna e imam Shafijut u përgjigj: – Sendin ia dhashë shokut tënd.

Burri i tha: – Por ne të patëm porositur që të mos e jepje sendin po të mos vinim e ta kërkonim të dy bashkë. Përse atëherë ia dhe shokut tim, përderisa ai ishte vetëm.

Nëna e imam Shafijut u mërzit shumë për atë çka kishte ngjarë.

Djali e hetoi se nëna e tij vuan diçka.

E pyeti nënën e tij, pse je mërzitur?

Nëna ia tregoi të birit ngjarjen,

djaloshi i mençur i tha: – Mos u mërzit nëna ime e dashur, por më lërë mua të flasë me të.

I dha leje nëna dhe ai doli.

Kur shkoi tek burri që kërkonte sendin i tha:

– Ajo që ke lënë amanet është akoma tek ne por nuk mund të ta jap vetëm ty. Shko thirre edhe shokun tënd e pastaj ejani t’ua jap.

Burri u largua që aty i habitur, ndërsa të pranishmit u mahnitën me zgjuarsinë e Shafiijut.

Dr. Musli Vërbani

“365 tregime për fëmijën tuaj brenda 12 muajve të vitit”

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s