Babai i Ebu Hanifes
–
Një besimtar e kishte emrin Thabit.
Ishte duke marrë abdes pranë një lumi.
I vjen një kokërr molle. Sa e kafshon, pendohet!
Merr mollën dhe fillon të ecë përgjatë lumit nga kishte ardhur molla.
Arrin në një vend me mollë, ku po qëndronte një burrë.
Mollët ishin të tijat, prandaj i kërkon t’ia bëj hallall.
Burri refuzoi dhe i tha se do të pranonte vetëm nëse ai do të merrte për nuse bijën e tij,
e cila as nuk shihte, as s’dëgjonte, as nuk fliste, as nuk ecte.
Thabiti pranoi, vetëm e vetëm që të merrte hallallin.
Kur shkoi tek nusja e tij, pa se ajo shihte, dëgjonte, fliste dhe ecte për mrekulli.
I ati i vajzës e pa se u çudit dhe i tha:
– Me sytë e saj nuk sheh haram, por lexon Kur’an dhe mëson hadithet e Muhamedi a.s.
Me veshë nuk dëgjon thashetheme as fjalë të kota.
Ecën, por me këmbët e saj nuk shkon në vende të ndaluara.
Flet, por nga goja e saj nuk dalin mallkime, përgojime.
Ushqehet, por nuk ushqehet me ushqim të ndaluar.
Kisha dëshirë që Allahu të ma mundësojë ta martoj me një njeri të devotshëm dhe mendoj se ai je ti.
Këta prindër të devotshëm ishin prindërit e dijetarit të madh, imam Ebu Hanifes.
–
Dr. Musli Vërbani
“365 tregime për fëmijën tuaj brenda 12 muajve të vitit”